Në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë u mbajt mesha qendrore për Festën e Pashkëve

Sot në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë u mbajt mesha qendrore për Festën e Pashkëve, së cilës i priu ipeshkvi, Dodë Gjergji. Gjatë fjalës para të pranishmëve, Don Lush Gjergji theksoi se ky është një moment i bukur që të bashkëndajmë harenë dhe gëzimin me të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend. “Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në këtë meshë të dielës së pashkëve po edhe mbrëmë kemi kremtuar në mënyrë solemne është më të vërtetë një moment i bukur që të bashkëndajmë harenë dhe gëzimin dhe vullnetin tonë për paqe dhe dashurinë dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend duke i ftuar të gjithë të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen dhe të lutemi për paqen në botë për të gjithë ata njerëz që janë duke vuajtur nga lufta dhashtë Zoti që princi i paqes të shërojë zemrat e të gjithë njerëzve dhe ata të debojnë urrejtjen nga zemrës së vetë dhe të përqafojnë Krishtin bile paqen e tij porosinë e tij për paqe dhe të mos ketë luftëra dhe vdekje të panevojshme që njerëzit të jetojnë në paqe dhe harmoni”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …