Deputetja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për kriteret në dhënien e tenderëve

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për kriteret në dhënien e tenderëve. Ajo ka shkruar se mënyra e dhënies së tenderëve ka zënë vend edhe në Raportin e Progresit për Kosovën. “Në Raportin e Progresit, thuhet se “20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro. Në vitin 2022 janë nënshkruar 10290 kontrata publike në vlerë prej 559 milonë euro, 20.8% e tyre janë të negociuara duke anashkaluar procedurat e prokurimit publik sipas ligjit” ka shkruar në mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …