Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Aida Dërguti, thotë se kjo parti brenda këtyre gjashtë muajve ka krijuar profilin politik në skenën politike të Kosovës. Ajo ka thënë se ata dallojnë tashmë qartazi nga partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës dhe ato të opozitës. “Përpjekja dhe zhurma e dy partive të tjera opozitare për ta krijuar përshtypjen se jemi të afërt me pushtetin ka vetëm një motiv: të ndërtojnë konstruksione fiktive te zgjedhësit, sepse tashmë është e qartë se Partia Socialdemokrate ka krijuar profilin e saj politik në skenën politike të Kosovës. PSD-ja dallon tashmë qartazi nga partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës, si dhe nga binomi i momentit LDK – Vetëvendosje”, ka thënë Dërguti.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …