Deri 100 mijë persona mund të mbesin papunë deri në fund të vitit 2020 si shkak i pandemisë dhe rënies ekonomike

Deri 100 mijë persona mund të mbesin papunë deri në fund të vitit 2020 si shkak i pandemisë dhe rënies ekonomike

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se deri më tani 60 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe kjo shifër mund të arrijë deri në 100 mijë deri në fund të vitit. Tutje, ka theksuar se deri në dhjetor humbjet do të shkojnë në 1 miliard e 200 mijë euro. Azemi kërkon nga Qeveria një fond të veçantë për punëtorët e sektorit privat. Ai thotë se nuk do të ketë ulje të pagave në sektorin privat dhe publik, edhe përkundër paralajmërimeve nga ministria e Financave. Mes tjerash Azemi potencoi se 9% do të ketë rënie ekonomike, po që sipas tij, rënia mund të shkojë deri 12%/EO/

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …