Brickos

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka folur lidhur me përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së, të publikuar në 27 nëntor të vitit 1998. Sipas dëshmitarit Byrnes, kjo komunikatë kishte për qëllim të vendoste shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, në një pozitë të favorshme para komunitetit ndërkombëtar. Në përmbajtjen e dokumentit, bëhet e ditur se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, vendosi të amnistojë një numër të burgosurish, përfshirë dy gazetarët e agjencisë serbe “Tanjug” dhe dy aktivistë të LDK-së, nga Malisheva. Amnistia u shpall në nder të festave të nëntorit dhe u realizua më 27 nëntor të vitit 1998, në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ky dokument përshkruan veprimet e UÇK-së si një demonstrim i përkushtimit të tyre për paqen dhe respektimin e konventave ndërkombëtare të luftës dhe paqes, por gjithashtu si një kërkesë ndaj faktorëve ndërkombëtarë për të detyruar regjimin e Beogradit të respektojë të njëjtit konventa. Përfaqësuesit e drejtësisë në Hagë po hetojnë këtë dokument dhe dëshmitë e Byrnes-it, për të zbuluar më shumë detaje rreth amnistisë dhe angazhimeve të UÇK-së në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka thënë ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, mirëpo trupat e NATO-s kanë krijuar kërcënime shtesë për Rusinë duke u afruar më pranë kufijve të saj, shtoi Sergei për Agjencisë së lajmeve TASS. Ai ka thënë se Uashingtoni po e zvarrit qëllimisht konfliktin në Ukrainë duke ushtruar presion të paprecedent. Ndërsa lidhur me termocentralin bërthamor Zaporozhia në Ukrainën juglindore, Shoigu pohoi se sulmet e supozuara të Ukrainës rrezikojnë pasoja fatale. Fabrika ka qenë e pushtuar nga trupat ruse që në fillim të konfliktit. inistri Shoigu pohoi se këshilltarët e huaj po ndihmojnë Ukrainën për të përgatitur akte sabotimi në territorin rus, por nuk dha prova. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sjellje të pamatur ushtarake në Zaporozhia.

Sergei Shoigu: Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s

Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka …