leoni

Rusia ka dështuar në përpjekjet e saj në KS të OKB-së për të diskutuar bombardimet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999

Diplomatët e Rusisë kanë  dështuar  në përpjekjet e tyre  në KS  të OKB-së për të diskutuar bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999. Pas dështimit për të mbajtur një seancë të tillë, u rrëzua edhe përpjekja e fundit pasi 12 vende anëtare nuk votuan për kërkesën e Rusisë. Kësaj radhe, Rusia shtroi një kërkesë të re për debat me temën “ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë ndërkombëtare”, por përsëri nuk arriti të mblidhte numrin e nevojshëm të votave. Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, vuri në dukje se Këshilli i Sigurimit është për të diskutuar krizat aktuale dhe jo debate historike. Përfaqësuesi rus, Dmitry Polianski, me këtë rast akuzoi disa vende, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, për mos pjesëmarrje  në debat.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri: Ka shumë arsye që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, në radhë të parë sepse Qeveria është e papunë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, konsideron se ka shumë arsye që të mbahen zgjedhjet e …