Fatmir Sopi: Nëse një serb ka pasur arsye të vdes, për ta mbajtur në pushtim Kosovën, ne i kemi pasur 100 arsye të luftojmë për çlirim

Dëshmitari, Fatmir Sopi, ish-epror i UÇK-së në Llap, thotë se gjatë luftës nuk ka pasur përçarje politike në mes të UÇK-së e LDK-së

Dëshmitari i mbrojtjes, Fatmir Sopi, ish-epror i UÇK-së në Llap, gjatë luftës,në dëshminë e tij në procesin gjyqësore, që po mbahet në Hagë  kundër krerëve  të pandehurve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit, ka thënë se në zonën ku ka vepruar ai, nuk ka pasur përçarje politike përpos misionit për luftën çlirimtare. I  pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra se a ka pas ndonjë politikë UÇK-ja që ata që ishin në LDK të konsideroheshin kolaboracionistë, Fatmir Sopi ka rrëfyer se ë zonën ku kam vepruar unë, nuk ka pas asnjë përçarje politike dhe nuk ka pas asnjë politikë përpos luftës çlirimtare dhe nuk ka pas asnjë mosmarrëveshje politike në mes të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë e kanë pas për parti dhe për politikë luftën e drejtë çlirimtare dhe çlirimin e vendin tonë”, ka thënë dëshmitari. Sopi ka thënë se është e vërtetë që një pjesë e madhe e pjesëtarëve  të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së në zonën ku ai vepronte.

Pyetje shtesë ka pasur sërish prokurori e po ashtu edhe trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe. Në pyetjet e gjyqtarit, dëshmitari ka thënë se ende është kryetar Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Prishtinë.

Më tutje, Sopi ka thënë se UÇK-ja ka qenë ushtri vullnetare, nuk ka mundur të ketë rregull dhe disiplinë. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri vullnetare, burimin e kishte në popull. Ishte si rezultat i vuajtjeve shekullore të popullit tonë nën robëri dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është projekti më i madh i shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila me luftën e saj të drejtë dhe çlirimtare fitoi përkrahjen e  gjithë botës demokratike, popullit tonë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Me luftën e saj të drejtë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës beri të mundur çlirimin e vendit tonë”, ka thënë Sopi, duke shtuar se për shkak të rrethanave UÇK-ja nuk mundur që të ketë rregulla siç i kanë ushtritë moderne. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka mundur që të ketë rregull dhe disiplinë siç kanë sot ushtritë e NATO-s sepse ajo është bazuar në gjendjen e saj që është vullnetare dhe ushtarët që iu kanë bashkëngjitur asaj janë plotësisht në vullnetin e tyre dhe pa asnjë person nga askush”, ka thënë Sopi.

Gjatë dëshmisë se tij, Sopi e ka quajtur hero të gjallë Hashim Thaçin. Ai këtë deklarim e ka barë kur i është kërkuar nga prokuroria që t’i identifikojë personat që shiheshin në një fotografi. “Të nderuarin presidentin tonë, heroin e gjallë, Hashim Thaçin dhe krah tij shoh komandantin tonë të respektuar, Rrustem Mustafën”, ka thënë Fatmir Sopi.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja rrëfen sesi iu ka shmangur shokëve të luftës, me frikë nga akuzat për ndikim te dëshmitarët

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja, ka bërë të ditur  se …