Dëshmitari, William Goodwin, thotë se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, por përfundimet janë nga një organizatë tjetër

Dëshmitari i Prokurorisë,  William Gudwin, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe as në procesin që nga fillimi e po ashtu as në krijimin e raporteve të cilat i ka lexuar gjatë udhëzimeve. Ai  ka pohuar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerëve. Më pas, avokatja e Kadri Veselit i ka thënë dëshmitarit në formë të pyetjes se ndonjëherë mund të identifikohet raporti e ndonjëherë jo”. Këtë gjë e pohoi edhe dëshmitari duke shtuar se nuk ka folur asnjëherë me personat që i krijuan këto raporte. Madje, ai ka shtuar se prokuroria nuk ia ka kërkuar këtë gjë dhe as vetë ai atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Afati 34-ditor nën presion: Kuvendi rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga vonesat

Pas një pauze dyjavore, deputetët rikthehen në Kuvend me një kalendar të ngjeshur dhe një …