Dëshmori i kombit, Ibrahim Fejzullahu dekorohet nga kryetari i vendit me me urdhërin Hero i Kosovës

Dëshmori i kombit, Ibrahim Fejzullahu dekorohet nga kryetari i vendit me urdhërin Hero i Kosovës

Kryetari Thaçi ka dekoruar dëshmorin e kombit, Ibrahim Fejzullahu me urdhërin Hero i Kosovës për trimëri dhe sakrificë në përballje të pabarabart në luftën e armatosurë të UÇPMB-së para 20 vitesh ku dhe ra heroikisht Ibrahim Fejzullahu në Gosponicë të Preshevës. Familja Fejzullahu në mesin e bashkëveprimtarëve të shumtë pranoi urdhërin Hero i Kosovës për trimëri dhe sakrificë, për lirinë e Kosovës titull ky i ndarë nga kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Bashkëverimtarët tanë të asaj kohe, Shaqir Shaqiri dhe Halil Selimi kanë evokuar kujtime të para 20 vitesh dhe kanë folur për kontributin e dëshmorit Ibrahim Fejzullahu. Vajza e dëshmorit, Naxhije Fejzullahu ka falemderuar kryetarin e Kosovës i cili ka dekoruar babain e saj hero të Kosovës. Në deklaratën për media ajo ka potencuar se shpresojmë që në të ardhmen tokat shqiptare të jenë të bashkuara siç deshën dëshmorët e rënë. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin familjarë, bashkëveprimtarë të dëshmorit Ibrahim Fejzullahu dhe personalitete që kanë kontribuar për çështjen kombëtare në Kosoven Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …