termet japoni

Dhjetëra japonezë të mbytur nga tërmeti i fuqishëm me intensitet 6 shkallë

Mediet botërore kanë bërë të ditur se tani për tani konfirmohen 9 qytetarë japonezë të mbytur  nga tërmeti i fuqishëm i cili ka goditur pjesën jugore të këtij shteti të rrezikuar nga dridhjet e shpeshta të tokës. Po ashtu, nga tërmeti janë plagosur qindra të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të njerëzve që eventualisht janë të bllokuar nën gërmadha. Tërmeti me intensitet 6 shkallë ka  rrëzuar disa ndërtesa, ndërsa autoriteti rregullator ka raportuar se nuk ka probleme me centralet atomike. Qeveria e Japonisë ka njoftuar se 9 personat, që e kanë humbur jetën nga tërmeti, ishin nga ishulli jugor Kyushu. Raportohet se së paku 400 vetë po trajtohen në spitalet lokale. Janë evakuuar më se 44 mijë njerëz. Janë regjistruar edhe 100 dridhje të tjera pas tërmetit.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …