Dhjetëra të vdekur nga përmbytja e një barke me emigrant në jug të Italisë

Dhjetëra të vdekur nga përmbytja e një barke me emigrant në jug të Italisë. Deri më tani, në brigjet e bregdetit të Kalabrisë, janë gjetur trupat e pajetë të 27 personave. Mendohet se në barkën e përmbytur, kanë qenë rreth 100 emigrant, 50 prej të cilëve kanë shpëtuar nga përmbytja por për shumë të tjerë ende nuk dihet asgjë. Radio Evropa e Lirë njofton se emigrantët që po lundronin me barkë drejt shteteve të Evropës ishin banor nga Irani, Pakistani dhe Afganistani. Njoftohet se deri te aksidenti me pasoja fatale për dhjetëra emigrant ka ardhur kur për shkak të erërave të fuqishme, barka me të cilën po udhëtonin ata, është përplasur për gur dhe është fundosur më pastaj.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj me videomesazh: Bashkë do ta tejkalojmë rrethimin politik dhe do të rikthehemi në Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, ku u …