Brickos

Sulmet në Afganistan

Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga përleshjet mes forcave afgane dhe talibanëve në qarkun Qaisar në Afganistan

Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga përleshjet mes forcave afgane dhe talibanëve në qarkun Qaisar, të provincës Faryab në Afganistan. Disa zyrtarë kanë thënë se numri i të vrarëve është rreth 30, duke shtuar se komandanti i policisë së qarkut është në mesin e viktimave. Njoftohet se militantët kanë sulmuar gjatë natës selinë kryesore të policisë në Qaisar, duke shpërthyer eksplozivë jashtë ndërtesës së selisë. Këshilltari provincial, Saidullah Nuristan tha se talibanët kanë bllokuar të gjitha rrugët e furnizimit për në Doab, duke detyruar forcat qeveritare që të largohen nga qarku, për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me ushqim dhe armatim për pothuajse një muaj. Më 4 qershor, talibanët morën nën kontroll dy qarqe në provincën Zabul dhe Uruzgan.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …