Alketa Gashi-Fazliu: Faiku është sjellë në mënyrë shumë të njerëzishme ndërsa policia pa nevojë ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij

Kundër mënyrës së arrestimit dhe dhunës së ushtruar nga policia kundër veteranit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliut, ka reaguar edhe gruaja e tij, Alketa Gashi-Fazliu e cila ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjes. Ajo ka shkruar se derisa policia po bënte kontroll në lokalin për të cilin, Faik Fazliu është përgjegjës për siguri, në këtë cilësi ai edhe ju është ofruar policive me qetësi dhe ju ka thënë se çka mund të ju ndihmoj atyre duke ju treguar se edhe është përgjegjës për mbajtjen e sigurisë në atë lokal. Ndërkohë, policia e ka shtyrë për toke, e kanë lidhë dhe në mënyrë dramatike e kanë futur në makinën e policisë. Unë isha dëshmitare okulare e ngjarjes dhe aty ku ka ndodhur diçka tjetër dhe është duke u raportuar diçka tjetër. Faiku nuk ka kanosur policinë sikur është raportuar, ka theksuar dëshmitarja okulare e ngjarjes, Alketa Gashi-Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …