Faton Klinaku

Klinaku: Nuk ka pasur kanosje të zyrtarit të policisë por dhunë të tyre kundër një invalidi me shkallë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar ndaj trajtimit dhe arrestimit që i është bërë veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Faik Fazliu nga policia dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.  Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka shkruar se nga ajo që shuihet në videon e filmuar për këtë ngjarje, mund të konstatohet se nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku duke reaguar ndaj arrestimit dhe keqtrajtimit të veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Faik Fazliu nga policia.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …