leoni

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë: Hekurudha të jetë me dy linja

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përshëndetë vendimin e marrë në takimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilit janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romano, integrimi me hekurudhën Durrës- Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron që ky vendim do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend duke rritur kështu shpejtësinë e qarkullimit dhe ulë kostot e transportit dhe lëvizjes së qytetarëve.

Me fillimin e punës së Hekurudhës, Kosova do të bëhet qendër e qarkullimit të mallërave dhe qytetarëve në Ballkan.

Megjithatë, konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dy drejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi shkëmbimi dhe bashkëpunimi.

Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpjetësinë e dërgimit të mallërave dhe qarkullimit të qytetarëve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Ju të nderuar Kryeministra, që të merret parasysh kërkesa e bizneseve, në mënyrë që të kemi një zgjidhje më të mirë, më afatgjatë dhe efikase. Duke marrë parasysh që hekurudhat me dy linja në këtë kohë kur kërkesat janë shumë të mëdha, kontribuojnë shumë më shumë në rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë së qarkullimit të udhëtarëve dhe të mallrave.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përshëndet dhe do të përkrahë gjithmonë këto veprime dhe vendime të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtarë, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Shqipëria, institucionet shtetërore të saj bashkë me Kosovën!

Të ndërhyjnë dhe të kërkojnë me çdo kusht që Maqedonia e Veriut ta respektojë barazinë …