Dhurata Hoxha: Rendi dhe Ligji në shërbim të qytetarëve pa dallim

Dhurata Hoxha: Rendi dhe Ligji në shërbim të qytetarëve pa dallim

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në dëgjimin publik i cili i dedikohej çështjes së zbatimit të marrëveshjeve për funksionalizimin e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në tërë territorin e Republikës së  Kosovës.  Ajo fillimisht ka falënderuar organizatorët dhe njëherësh i ka njoftuar të pranishmit se roli i Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces ka qenë dhe është i kufizuar për faktin se i dedikohet para së gjithash sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, institucione këto të pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre.  Ministrja Hoxha theksoi se roli i Ministrisë së Drejtësisë është në drejtim të organizimit të provimit të Jurisprudencës për të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës që i plotësojnë kushtet, në pajtim me afatet e përcaktuara me Ligjin për dhënien e provimit të Jurisprudencës. Po ashtu, Ministrja Hoxha bëri të ditur angazhimin intensiv me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …