Nikki Haley

Nikki Haley: Kosova duhet të zërë vendin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Kosova duhet të zërë vendin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë qysh në fjalimin e saj të parë, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e re amerikane në organizatën botërore, Nikki Haley. Në Kosovë duhet bërë më shumë për të forcuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë hapat e mëdha të Kosovës që nga pavarësia”. Kosova meriton të zërë  vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare të vendeve…përfshi anëtarësinë e plotë në Kombet e Bashkuara”, ka thënë më tej ambasadorja Haley. Kjo deklaratë e ambasadores së re amerikane në OKB  është bërë derisa Këshilli i Sigurimit ka diskutuar konfliktet dhe situatën në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …