Dilaver Polisi: Heroit tim, babait tim

Në prehrin tënd unë u rrita,


Shikoja në sytë e tu të bukur, dashurinë pa mbarim


Por në një natë të hidhur maji


Ti ike ashtu krenar si gjithmonë, Ti o babai im.


 


Bëre gjithçka në jetë që të na bësh të lumtur


Zoti deshi që rrugët tona të ndahen atë natë


Veprat tua asnjëherë nuk do të shuhen


Sa herë do të kujtojmë, do të jemi krenarë e ballëlartë.


 


Kaluam aq sfida, së bashku përjetuam gëzime dhe hidhërime


Lotët për ty rrjedhin si valët e Drinit  


Dashuri të pafundme do të kemi për ty


Deri sa të na ndalet fryma, dhe të na mbuloj dheu i zi


Shpresoj se në jetën tjetër, bashkë do të jemi përsëri.


 


 


 9.6.2014


 


 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …