Dimitri Kuleba, i ka bërë thirrje Rusisë për armëpushim, në mënyrë që të kryhen riparime në centralin bërthamor të Çernobilit

Dimitri Kuleba: Rusia po përpiqet ta nënçmojë botën

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba, akuzoi sot Rusinë se po përpiqet të nënçmojë botën duke thënë se është e gatshme të zhbllokojë portet në Detin e Zi, nëse i hiqen sanksionet. Ai tha  se kushdo që mendon të pranojë “këtë lojë” duhet së pari të vizitojë “varret e fëmijëve të vrarë ukrainas dhe të flasë me prindërit e tyre”, shkruan British Guardian. Më herët zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko tha se Rusia ishte e gatshme të sigurojë një korridor humanitar për anijet që transportojnë ushqim nga Ukraina, në këmbim të heqjes së sanksioneve, raportoi Interfax. Portet e Ukrainës në Detin e Zi janë bllokuar që kur Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës më 24 shkurt, dhe më shumë se 20 milionë tonë drithë janë ngecur në kapanone në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …