Dinastia 150-vjeçare e vezirëve të mëdhenj nga dera e Qyprilinjve II

Dinastia 150-vjeçare e vezirëve të mëdhenj nga dera e Qyprilinjve II

Fazil Meustafa Qypriliu (1689-1691)

 Ishte vëllai i Vezirit të Madh, Ahmet Pasha (i biri i Mehmet Pashës). U përzgjodh nga Sulltani Mehmeti IV, në një periudhë të rëndë krizash që kishin mbërthyer në shumë lëmenj Perandorinë. Ajo që ishte më e rënda pa dyshim ishte kryengritja e jeniçerëve brenda në kryeqytet, që megjithëse u shtyp me gjak, në themel ajo tronditi tërë perandorinë. Ndërsa në planin ndërkombëtar Perandoria kishte marrë goditje të pariparueshme, siç ishte avancimi i ushtrive austriake drejt jugut dhe çlirimi nga ana e tyre e territoreve serbe dhe vetë qytetin e Beogradit. Këto fitore ngritën moralin e popullsive të Serbisë, Bullgarisë dhe Transilvanisë, në territoret e të cilave shpërthyen një numër kryengritjesh. (Mantran

Zgjedhja e Mustafait u bë me arsyetimin se vetëm emri dhe autoriteti i tij i njohur mund të ofronte garanci për rivendosjen e situatës. Me të marrë detyrën, ai filloi aplikimin e një numër reformash të asaj natyre që i kishin për objektiv edhe pjesëtarët e mëparshëm të familjes së tij. Në fushën e financave, ndërmori një numër reformash radikale e kurajoze, hoqi taksat e jashtëzakonshme, çliroi nga diferencimi tatimor të krishterët, në fushën e besimit kapërceu tolerancat fetare, afroi në aleanca një numër të krishterësh të shpallur armiq nga Porta etj.

Në fushën e politikës ndërkombëtare dhe të çështjeve të luftës ai ndoqi me vëmendje zhvillimet dhe në momentin oportun (të konfliktit mes austriakëve dhe hungarezëve, Habsburgve), në 8 tetor 1690, gjeti rastin dhe në krye të ushtrisë të drejtuar nga vetë ai marshoi, në beteja të ashpra drejt kufijve veriore dhe arriti të marrë prej austriakëve Beogradin, Vidinin, Nizin dhe territore të gjëra rreth tyre. Duke vazhduar edhe më tej ofensivat kundër austriakëve, në qershor të vitit 1691, në betejën e Slankamenit, Mustafai u vra.(Turkey – Love to knoë, Istambol 1911. f 119)

 Por, kontributi i kësaj dere të famshme shqiptarësh nuk mbyllet këtu. Duket se gjurmët që ata lanë në historinë e kësaj Perandorie dhe besimi që ata gdhendën në subkoshiencën e osmanëve ishte aq i madh sa edhe pinjollët e mëvonshëm të kësaj fare u kërkuan dhe u parapëlqyen për të menaxhuar shpresat e lëkundura të turqve në dekadat dhe shekujt që pasuan.

Burimi:Gazeta Shqip.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …