leoni

Afganëve

Disa nga afganët e strehuar në Kosovë, që nuk i plotësojnë kriteret për të shkuar në Amerikë, transportohen drejt vendeve të treta

Afganët e strehuar në Kosovë, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u futur në SHBA, do të transportohen drejt vendeve të treta. Kjo është përgjigjja, të cilën e ka dhënë nga Qeveria e Kosovës në lidhje me refuzimin e disa afganëve për t’u strehuar në SHBA. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na ka siguruar se nëse afganët në ‘Liya’ nuk janë në gjendje të kalojnë kriteret e verifikimit, Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të identifikuar vendet e treta që kanë vullnet t’i pranojnë ata, bazuar në preferencat e qytetarëve afganë”, thuhet nga Qeveria e Kosovës. Autoritetet sqarojnë se nëse ndonjë qytetar afgan dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në realizimin e një kërkese të tillë. Sipas Qeverisë së Kosovës, deri më tani janë larguar nga kampi “Lyia” drejt Amerikës  600 afganë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Lirinë e Kosovës e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë bashkë me aleatët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se …