Vjosa Osmani

Për Vjosa Osmanin, Aleksander Vuçiq nuk qenka kriminel, por paska zgjedhur t’i bashkohet një krimineli të luftës

Pasi  kryetari serb, Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar marrëveshje me homologun rus, Vladimir Putin për gazin rus ka reaguar ashpër  edhe zonja  Vjosa Osmani. Lidhur me këtë marrëveshje, ajo  ka thënë se Vuçiqi pas ka zgjedhur që t’i bashkohet një krimineli lufte. “Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së. Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE-ja nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar zonja  Osmani, duke pretenduar ta mësojë Evropën se si u dashka të sillet me Serbinë dhe Rusinë dhe duke qortuar Serbinë pse po e zgjedh Rusinë dhe jo BE-në. Kjo është pjekuria e diplomatike e politike  e zonjës, Vjosa Osmani. Kohë në parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka bërë një distancim nga veprimet kriminale të Vuçiqit gjatë luftës në Kosovë, duke e fajësuar për krimet urdhërdhënësin Millosheviq dhe jo ministrat e tij si puna e Vuçiqit, ministër i informimit, gjatë luftës,  truproje i Sheshlit dhe kriminel lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …