Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti0COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës. Ai  theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin pas takimit me ministrin Vitia. Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto: Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator. Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …