Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: KU DO TË NGELË MIQËSIA

KU DO TË NGELË MIQËSIA

Thonë se qengji e ujku
na u paskan bërë miq,
në të njëjtën vathë
rrikan natë e ditë.
Ku do të ngelë miqësia ,
kur të zë ujkun uria ?!
PËR GJAPRIN HELMUES
Nuk qe bolla e shpisë
ngjitur mureve të kullës,
ish gjarpri helmus
dikur roje e urës.
Nuk qe natë me hënë,
kishte zbardhur dita,
kur i ra lëkura
sikur t ‘ zhvishet këmisha.
Në anën tjetër t’lumit,
na u zgjua katundi,
zhurma n’kotec nisi,
pulat kokorisin,
për gjarprin helmues
si për t’parin e fisit !
MBAS STUHISË
Nga i njëjti trung
u rriten dy lisa,
i vogli ankohej
pse sikur tjetrit
nuk i binte drita ?!
Harroi se vetëtima,
ditën me stuhi;
goditi lisin përbri !?
QESHJA E GJELIT
Gjeli i qeshej briksut,
në duart të thertarit,
kur iu afru tehu,
deshi të marrë malin !
SHKOLLA E PARTISË
Shkolla e Partisë nuk kërkon cilësi
edhe i padituri në të mund të hyjë,
mjafton për partinë mirë ” të flet”
s’duhet kohë e gjatë t’ bëhet deputet.
Edhe nëse gojën një mandet s’e çelë
paguhet njësoj si kolegët e tjerë;
po qe gojtar mund t’i prijë fati
shkon ma larg se mjeku e avokati.
Bëhet këshilltar i akademikut,
dorë e djathtë e dajës dhe mikut,
pa u ndërruar dita me natë,
gjen punë për teze e kunatë.
S’duhet kohë e gjatë, më pak se tre vjet
deputeti bëhet me fakultet,
kolegëve të partisë u kërkon hisen,

në mandatin tjetër t’bëhet ministër.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …