Oda e Avokatëve të Kosovës dënon linçimet publike që po bëhen ndaj avokatëve nga një pjesë e publikut

Oda e Avokatëve të Kosovës dënon linçimet publike që po bëhen ndaj avokatëve nga një pjesë e publikut

Oda e Avokatëve të Kosovës shprehë shqetësimin lidhur me linçimet publike të cilat vazhdojnë të bëhen nga një pjesë e opinionit publik e në llogari të avokatëve, që janë duke mbrojtur dhe përfaqësuar disa nga rastet më specifike. Sipas tyre, shteti i Kosovës dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë, ka për obligim të siguroj mbrojtjen juridike të secilit qytetar të saj dhe në këtë drejtim askush nuk mund që të përdor rrjetet e komunikimit apo ato sociale, për të kritikuar mbrojtjen profesionale që avokati ka detyrim ligjor t’i ofroj palëve. Oda apelon te organet e drejtësisë që të ofrojnë bashkëpunim avokatëve për të kryer detyrimin e tyre ligjor, mbrojtjen e të dyshuarve dhe përmbushjen e misionit ligjor, në kuadër të kompetencave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …