Nesër protestojnë kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës

Disa OJQ mercenare përbaltin ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës

Menaxhmenti, kolegjiumi i dekanëve dhe Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka shprehur shqetësimin për sulmet që po i bëhen në vazhdimësi këtij institucioni, duke e konsideruar se synimi i organizatave të caktuara të shoqërisë civile, për të instaluar në universitet një logjikë të ndëshkimit pa procedura dhe mbi bazë të mendimeve personale, është e gabuar dhe e kthen institucionin disa hapa pas. Universiteti nëpërmjet një komunikate thotë se këto sulme janë të drejtuara kah organet ndër më të rëndësishmet, si Senati dhe Këshilli i Etikës. Në vazhdimësi janë sulmuar profesorët dhe menaxhmenti i universitetit.   “Këshilli i Etikës ka vlerësuar se dy nga rastet e paraqitura në këtë organ do të mund të trajtohen më së miri nga një komision tjetër i pavarur dhe profesional, duke ia lënë Senatit të UP-së këtë përgjegjësi. Senati do të ndërmarrë hapat e duhura në këtë drejtim në një kohë sa më të shkurtër që është e mundshme. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për një trajtim serioz, të përgjegjshëm dhe meritor të rasteve në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …