Mbahen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në Tiranë, në përkujtim të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi

Mbahen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në Tiranë, në përkujtim të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi

Autoritetet më të larta të Republikës së Shqipërisë, bënë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në përkujtim të 75-vjetorit të Çlirimit të vendit. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Erion Braçe, Erion Veliaj sot kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në Tiranë. Duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre, ata vendosën kurora me lule pranë Monumentit,  “Nënë Shqipëri”.

Ky 75-vjetor e gjen Shqipërinë në një gjendje të rëndë pas goditjeve nga tërmetet, por edhe “tërmete” të tjera brendshme politike të krerëve të vendit. Po kështu, në Shqipëri gjithnjë e më tepër po lajmërohen mohues, denigrues e përçmues të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. E djathta politike në Shqipëri (me origjinë nga Partia e Punës) po bën përpjekje t’i rehabilitojë përfundimisht forcat balliste, kolaboracioniste. E djathta e quajtur demokratike ka vendosur në Tiranë bustin e mbretit Zog, ndërsa është hequr çdo gjurmë fizike e prijësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, me emrin e të cilit lidhet ngushtë lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe 45 vjet të çlirimit dhe nderimit  të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …