KQZ zyrtarisht e ka njoftuar sot kryetarin e vendit, Hashim Thaçi me rezultatet zgjedhore të 6 tetorit

KQZ zyrtarisht e ka njoftuar sot kryetarin e vendit, Hashim Thaçi me rezultatet zgjedhore të 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zyrtarisht e ka njoftuar kryetarin e vendit, Hashim Thaçi me rezultatet zgjedhore të 6 tetorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme kryetarit i është dërguar shkresa njoftuese e rezultateve. Ai bënë të ditur se Thaçit i është dërguar edhe një kopje e rezultateve të certifikuara edhe për kandidatët për deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Kujtojmë se komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …