leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Disa prej dëshmitarëve në gjykimin e Salih Mustafës, janë të pranuar në këtë cilësi edhe kundër krerëve të UÇK-së

Disa prej dëshmitarëve në gjykimin kundër Salih Mustafës janë përfshirë edhe si dëshmitarë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë. Kjo është evidentuar në një dokument ku Gjykata Speciale ka kërkuar që disa materiale konfidenciale nga rasti i Mustafës të përdoren në rastin e ish-kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçi e të tjerëve. Deri më tani, asnjë dëshmitar i rastit të Mustafës nuk ka dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, megjithatë, disa prej tyre janë në listë. Paneli i gjyqtarëve është duke e shqyrtuar këtë çështje duke përfshirë masat mbrojtëse për dëshmitarët dhe atyre që quhen viktima. Gjykimi në rastin e Salih Mustafës ka përfunduar edhe në Gjykatën e Apelit, i denuar  me  22 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …