Muhamet Hamiti: Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, ka sjellë ndryshime, por vetëm për të keq, korrupsion dhe sanksione

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar  ndryshimet që ka sjellë Qeveria e kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se kjo qeveri ka sjellë ndryshim, por vetëm  për keq. Ai ka përmendur disa nga “ndryshimet” që sipas tij ka sjellë kjo qeveri, duke përfshirë situatën e sanksioneve ndërkombëtare, bllokimin e projekteve nga Bashkimi Evropian, dhe një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, që konstaton korrupsion të rëndë qeveritar në Kosovë. Hamiti ka vazhduar të ironizojë duke thënë se korrupsioni ka ekzistuar gjithmonë në Kosovë, por tani ka korrupsion të rëndë qeveritar, duke e cilësuar këtë si një ndryshim. Ai gjithashtu ka përmendur rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke e krahasuar me Shqipërinë dhe duke e cilësuar edhe këtë si një ndryshim për të keq.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …