BIK

Dita e parë e Kurban – Bajramit (Bajramit të Vogël), është ditën e hënë, më 12 shtator 2016

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ( Bajramit të Vogël) është ditën e hënë më 12 shtator 2016. BIK  njofton gjithashtu se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Mr. Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin”.  Falja e namazit të Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë, kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …