Brickos

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve “1 Maji” në vendin tonë do të shënohet me dy protesta

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve “ 1 Maji” do të shënohet në Kosovë me dy protesta. Një protestë është organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, kurse protesta tjetër është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protesta e parë fillon në ora 11.00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe vazhdon deri te objekti i Qeverisë. Nga ora 12:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, mban protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në komunikatën e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se këtë 1 Maj, kthejnë vëmendjen te gjendja e klasës punëtore në Kosovë e përtej, për ta denoncuar sistemin e dhunshëm në të cilën klasa punëtore vazhdon të shtypet e të nëpërkëmbet , si dhe do të e kujtojnë se shpresa e vetme është rezistenca e organizimi. 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …