Njohësit e sigurisë kanë thënë se sulmet në veri ndaj policisë kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë

Njohësit e sigurisë kanë thënë se sulmet në veri ndaj policisë kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë dhe krijimin e panikut. Duke komentuar sulmet e herëpashershme kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, autoritet në Prishtinë kanë thënë se sulmet po bëhen me qëllim të tensionimit të situatës së sigurisë në pjesën veriore ku ka prani më të madhe të pakicës serbe. Duke folur për këto sulme të armatosura të vazhdueshme kundër Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autoritetet po punojnë intensivisht në hetimin e sulmeve të fundit ndaj Policisë së Kosovës në komunat veriore. “Gjashtë sulmet ndaj policisë në javët e fundit kanë sjellë një ndjenjë të pasigurisë tek qytetarët në veri. Këto sulme mbi të gjitha kanë prapavijë tjetër, me synimin për të shkaktuar panik dhe pasiguri te qytetarët dhe për të destabilizuar situatën në vendin tonë. Për një afat shumë të shpejtë do të kemi rezultatet e duhura në këtë fushë”, ka paralajmëruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …