Ditën e tetë të fushatës zgjedhore Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur në qytetin e Gjakovës

Ditën e tetë të fushatës zgjedhore Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur në qytetin e Gjakovës

Ditën e tetë të fushatës zgjedhore Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur në qytetin e Gjakovës. Nga Gjakova kandidati për kryeministër, Kadri Veseli i ka  thënë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se edhe ai duhet të gëzohet kur Amerika  dërgon përfaqësuesit e saj në Kosovë, pasi sipas tij kjo është pasuri për vetë shtetin. Veseli ka thënë se koalicioni i mundshëm Mustafa-Kurti është koalicion i izolimit dhe korrupsionit. Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, kandidat për deputet, Hajdar Beqa duke kërkuar votën e gjakovarëve, ka thënë se lista e kësaj partie për deputetë është lista më e mirë e çdo partie politike në Kosovë. “Dega jonë e PDK-së kësaj radhe e ka një listë të kompletuar. I kemi njerëzit e duhur në kohën e duhur për t’i ndihmuar zotëri Veseli për Kosovën… Lista e PDK-së është lista më e mirë që e ka çdo parti e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …