Edi Rama

Do të jem në Prishtinë për të treguar mbështetjen time në zbatimin e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të vijë në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Ai tha se është krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por e potencoi se draft-statuti i pranuar për Asociacionin është ai i BE-së. Nuk do të mund të isha më për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë e të vazhdueshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”, ka shkruar, Edi  Rama. Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e kësaj marrëveshje. Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë, ka shkruar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …