Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës po kërkon rritjen e mënjëhershme të koeficientit të pagave për doganieret

Dogana dhe ATK-ja njoftojnë për rritje të hyrave buxhetore nga këto dy institucione

Përfaqësues të Doganave dhe të Administratës Tatimore të Kosovës njoftojnë se ka rritje të ndjeshme të të hyrave doganore nga këto dy institucione kryesore për mbledhjen e të hyrave buxhetore dhe se pritet që deri në fund të vitit t’i tejkalojnë të hyrat e parapara për këtë vit. Njoftoet se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, Dogana e Kosovës ka arritur të shënojë 700 milionë të hyra buxhetore, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar rritje për 10 për qind. Edhe zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës njoftojnë se ka pasur rritje të të mbledhjes së të hyrave nga kë institucion. Zyrat të këtyre dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave buxhetore kanë thënë se rritja e të hyrave është rezultat i bashkëpunimit të këtyre institucioneve me qytetar, aksionet e shpeshta të luftimit të ekonomisë joformale, lehtësimi i procedurave të importit dhe eksportit, eliminimi i procedurave burokratike dhe masave tjera të ndërmarra.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë krimet në jug të Gazës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë ofensivën e tij …