Brickos

Doli në dritë përmbledhja poetike: “Melodia e përjetësisë”, e autorit, Gani Pllana

Bota poetike e Gani Pllanës është e pasur dhe e begatshme si në perceptimin poetik të realitetit ashtu edhe të motiveve që trajton në poezinë e tij. Buka, Atdheu, Kosova, e kaluara e rëndë nën robëri, liria, pavarësia, gjendja e rëndës sociale, kurbeti, ndeshtrashat, rëniet e ngritjet, kanë reflektuar në botën e poetit, i cili duket se temat i kap në fluturim dhe i mbarështron me një finesë të qartë medituese, duke i motivuar pa pompozitet e retorikë, por duke e lënë të lirë dhe të papenguar  rrjedhën e mendimit.

Në poezitë e kësaj përmbledhjeje, poeti i ka kushtuar kujdes edhe gjuhës, stilit, shprehjes së qartë, mesazhit të motivuar dhe përgjithësisht ka arritur një nivel të lakmuar të diskursit poetik.

Poezia meditative e Gani Pllanës i afrohet lexuesit tonë në kohën kur vlerat e vërteta krijuese, artistike, kanë pësuar shumë nga kiçi, hermetizmi, përpjekja për forma të reja të shprehjes, e cila shpeshherë rezulton me humbje të kompasit dhe përgjithësisht bëhet qëllim për vetvete, apo si thuhet edhe “art për art”, madje edhe atëherë kur mbetet vetëm si përpjekje, apo qasje e tillë, por që është shumë larg artit të vërtetë, artit që nuk vdes kurrë. Arti i vërtetë, poezia e vërtetë ka qenë dhe mbetet kurdoherë  lidhur për njeriun, për botën e preokupimeve të tij, në shërbim të së drejtës, të vërtetesë dhe përgjithësisht në shërbim të njerëzores…

Përmbledhja, “Melodia e përjetësisë” ka 64 faqe, botoi, Biblioteka “Lulet 9”, shtypi “a-print”, në Prishtinë. ( A.Q)

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …