DOLI NGA SHTYPI LIBRI “MOZAIK SHKRIMESH, PORTRETE, ESE, INTERVISTA”, ME AUTOR DR. SKËNDER DEMALIAJ, LIBRI I NJËZET E SHTATË NË SERINË E BOTIMEVE TË TIJ

Në rubrikën “Portrete” janë analizuar në këndvështrimin socialpsikologjik: biznesmeni, Ram Geci, mjeku i palodhur, Nuredin Malaj, intelektuali, Sulejman Madani, aktori i skenës, Hysni Hajdarmataj, luftëtari dëshmor, Miftar Matosh Geci, shqiptaroturku, Prof. Seref Saripek, Mësuesi i Popullit,  Rexhep Shpendi dhe psikologu, Akademik Pajazit Nushi.

Në rubrikën “Ese” është përshkruar Kulla e Haxhi Mehmetit (Bytyç), si simbol i qëendresës, i atdhetarizmit, i trimërisë, i mençurisë, i bujarisë dhe i krenarisë për Bytyçin dhe Malësinë e Gjakovës. Pjesë e saj janë edhe “Mesazhet e Besëlidhjes së Lezhës” që përcjellin thirrjen për bashkimin e shqipëtarëve dhe eseja “Modeli i Marrëveshjes Ndërkombëtare të Prespës dhe Marrëveshja Kosovë – Serbi”, një analizë gjeopolitike.

Në rubrikën “Intervista” janë dy intervista dhënë gazetës “Nacional” në kohë të ndryshme dhe një intervistë dhënë në median “Radio Kosova e Lirë”, ku autori flet për formimin e tij, momentet kryesore të jetës e të veprimtarisë së tij shkencore, për problemet aktuale në Kosovë, për arsimin në Shqipëri, për adoleshentët, për letërsinë dhe familjen e tij.

Botimi i këtij libri dëshmon se autori Dr, Skënder Demaliaj punon pareshtur për t’u paraqitur para opinionit intelektual e publik me vepra të reja e të arrira në fushën e psikologjisë, pedagogjisë, letërsisë, historisë, gjeopolitikës, folklorit, etnografisë dhe publicistikës.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Bytyçi: DOLI NGA SHTYPI LIBRI STUDIMOR „PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR“

Isuf Bytyçi: DOLI NGA SHTYPI LIBRI STUDIMOR „PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR“

Libri studimor i programit të mirëfilltë shqiptar “Platforma për Referendum Kombëtar”, doli nga shtypi pas …