leoni

Doli nga shtypi vepra: Pranvera Shqiptare e Moisiut, e autorit Isak Guta

Doli nga shtypi vepra: Pranvera Shqiptare e Moisiut, e autorit Isak Guta

Në vazhdim të angazhimit të tij të pandërprerë për artistin dhe aktorin  më të madh dhe më të njohur shqiptar të të gjitha kohëve, Aleksandër Moisiu, veprimtari, studiuesi e shkrimtari, Isak Guta nxori në dritë një doracak shkollor, me titull: “Pranvera Shqiptare e Moisiut”. Ky libër  është hartuar me shumë kujdes, profesionalizëm  e përgjegjësi nga autori  dhe i dedikohet rinisë shkollore shqiptare, me qëllim që ajo të njoftohet me aktorin e madh shqiptar, Aleksander Moisiu i cili mësohet pak, për të mos thënë aspak, në shkollat tona.

Libri është ilustruar me foto nga jeta dhe vepra e Moisiut, me fragmente të përzgjedhura të jetës dhe veprës së artistit të madh, poezi, shkrime të shkurta dhe mendime për Moisiun, ekspozita për jetën dhe veprën e tij, ballina të ilustruara librash për këtë figurë të madhe të kombit dhe një sërë elementesh me karakter njohës, që sjellin informacione të shumta për aktorin e madh shqiptar, Aleksander Moisiu.  Libri ka 66 faqe, botoi Radio-Kosova e Lirë, shtypi, “Lena Graphic” desing, në Prishtinë.

Isak Hamit Guta, është një emër i mirënjohur i botës intelektuale shqiptare. Në radhë të parë e mbi të gjitha është një idealist i palëkundur, krijues i motivuar, gjurmues dhe hulumtues i fushave dhe temave të ndryshme, nga e kaluara dhe aktualiteti. Në mesin e kësaj bote të preokupimeve të tij të shumta, ka një të veçantë jetësore, një fiksion mbi të gjitha fiksionet për artistin dhe aktorin  më të madh dhe më të njohur shqiptar të të gjitha kohëve, sikur ishte Aleksandër Moisiu, të cilit ia ka kushtuar shumicën e krijimtarisë së tij. Aleksandër  Moisiu dhe Isak Guta janë dy emra që nuk kuptohen dot pa njëri tjetrin, edhe pse Moisiu kishte ndërruar jetë tetë vjet para lindjes së Isakut, ai ka ecur dhe ecën rrugës dhe gjurmëve që ka lënë Mojsiu në përpjekje për të ndriçuar tërë jetën dhe veprën e aktorit të madh me famë botërore,  sikur ka qenë Moisiu i madh shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …