leoni

Donald Lu

Donald Lu: Në Amerikë punojnë rreth 214 mijë shqiptarë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka folur për rolin dhe kontributin që kanë dhënë dhe po japin  shqiptaro amerikanët në përparimin e Shqipërisë. Amerika është  një vend imigrantësh dhe  ka 214 mijë shqiptarë që punojnë në fusha të ndryshme të jetës. Ata janë atletë, lojtarë hokei, lojtarë futbolli, muzikantë, artistë hip-hopi, regjisorë filmash, biznesmenë, shkencëtarë, dhe ka nga ata që shërbejnë në forcat e armatosura amerikane duke sakrifikuar çdo ditë për sigurinë e vendit tonë. Ne kemi pasur politikanë që kanë qenë shqiptaro-amerikanë. Ish-kongresmeni nga Nju Jorku, Joe Dioguardi është shqiptar-arbëresh. Kryetari i bashkisë së Usterit në Masaçusets dhe ai i bashkisë së Nju Orlinsit në Luiziana janë shqiptaro-amerikanë. Kemi një shqiptaro-amerikane që është një atlete e famshme olimpike. Kemi shqiptaro-amerikanin Ferid Murad i cili fitoi çmimin Nobel në mjekësi në vitin 1998. Dhe sigurisht, shqiptaro-amerikanët ndoshta më të famshëm janë vëllezërit, Xhim dhe Xhon Belushi, aktorë që unë i kam ndjekur kur isha fëmijë, ka thënë mes tjerash ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …