Kryetari i SHBA-së, Donald Trump dhe kundërshtari i tij kryesor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, demokrati, Joe Biden, kanë shkëmbyer sulme verbale, pasi që të dy vizituan shtetin e Iowa-s. Para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Iowa, kryetari i SHBA-ve e quajti ish-zëvëndëspresidentin Biden, një njeri “të dobët mentalisht”. Trump, tallet me dështimet e kaluara në garat presidenciale të 76- vjeçarit, Joe Biden. Ai tha se Biden “duket ndryshe nga ai, vepron ndryshe dhe është më i ngadalshëm”. Në anën tjetër, gjatë një fjalimi në qytetin Ottumva, Biden tha se Trump është “një rrezik ekzistencial për Amerikën”. Biden tha se Trump premtoi se do të mbrojë punëtorët dhe fermerët, por në vend të kësaj i ka bërë ata “këmbësorë” në luftërat e tarifave me vende si Kina dhe Meksika. “Ai mendon se është i ashpër. E po, është e lehtë të jesh i ashpër kur dikush tjetër ndjen dhimbjen”, tha Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Ethem Çeku: Barazia gjuhësore dhe bashkëjetesa, çelësi i së ardhmes së Maqedonisë së Veriut
Opinionisti Ethem Çeku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit që lidhen me të drejtat gjuhësore …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
