Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Donald Trump: Sulmi i raportuar kimik në provincën Idlib të Sirisë “është fyerje për njerëzimin”

Sulmi, i cili ka ndodhur të hënën,në qytetin Idlib të Sirisë, ka lënë mbi 72 sirianë të vrarë mizorisht në mesin e tyre edhe 25 fëmijë. Duke folur në një konferencë për media në Uashington, së bashku me Mbretin Abdullah të Jordanisë, kryetari i Amerikës, Donald Trump tha se incidenti “nuk mund të tolerohet”. “Ai sulm mbi fëmijët ka pasur ndikim të madh në mua. Ka qenë një gjë e tmerrshme. E kam shikuar dhe nuk ka gjë më të keqe”, tha Trump. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë akuzuar regjimin e kriminelit alavit, Bashar al-Assad, për kryerjen e sulmit kimik në qytetin Khan Sheikhoun. Siria dhe aleatja e saj, Rusia, kanë fajësuar kryengritësit.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …