Donald Tusk

Donald Tusk: Marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh, për shkak të politikave të kryetarit Trump

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen, për shkak të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump. Në një letër dërguar udhëheqësve të BE-së, Tusk shkroi se “marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh, për shkak të politikave të presidentit Trump”. Tusk, i cili do të kryesojë një samit dyditësh të liderëve të BE-së në Bruksel, nisur nga e enjtja, tha se “ndarjet, për fat të keq, shkojnë përtej tregtisë”. “Derisa shpresojmë për më të mirën, duhet të bëhemi gati për skenarët më të këqij për Unionin”, tha ai. Trump, këtë muaj, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera aleate. BE-ja është përgjigjur me taksa hakmarrëse. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …