Dr. Agim Vinca: Elife Luzha është poete e lindur me një shpirt të butë, lirik, subtil…

Elife Luzha ka botuar deri tani dy libra me poezi. Ky është libri i tretë i saj me poezi, i cili shënon një hap para në përvetësimin e shprehjes poetike nga ana e autores.

Elifja është poete e lindur: një shpirt i butë, lirik, subtil… Figurë qendrore e poezisë së saj është loti, aq sa mund të thuhet se kjo figurë, pra metafora e lotit, është shenjë identifikuese e poezisë së saj. Me të drejtë. Sepse,loti  është, sikurse poezia, akt i çlirimit shpirtëror. Në trajta kryesisht të shkurtra poetike e me vargje sugjestive, Elife Luzha artikulon shqetësimet e veta krijuese, që kanë të bëjnë me jetën, Kosovën, vendlindjen, mërgimin, gruan dhe motive të tjera që përbëjnë botën e saj krijuese dhe njerëzore, më një fjalë identitetin e saj shpirtëror.

“Mos ma vrisni lotin”, thërret poetja, lutet, përgjërohet, që në titull dhe përgjatë tërë librit. Dhe kjo është njësoj si të thuash: mos ma vrisni jetën, lirinë, dashurinë, poezinë…

Kontrolloni gjithashtu

DOLI NGA SHTYPI LIBRI “MOZAIK SHKRIMESH, PORTRETE, ESE, INTERVISTA”, ME AUTOR DR. SKËNDER DEMALIAJ, LIBRI I NJËZET E SHTATË NË SERINË E BOTIMEVE TË TIJ

Në rubrikën “Portrete” janë analizuar në këndvështrimin socialpsikologjik: biznesmeni, Ram Geci, mjeku i palodhur, Nuredin …