Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Dr. Gëzm Kelmendi: Me 20 Mars, Gjykata merr vendim për prof. dr. Shefqet Krasniqin

Me 20 Mars Gjyqësia merr vendim për Prof.dr.Shefqet Krasniqin!

Me 20 Mars Seanca plenare për votimin e Demarkacionit!

Nuk është hera parë që temat dhe situatat e rëndësishme për vendin tonë mbulohen me çështje që ndërlidhen me besimin Islam.

Me 20 Mars është seanca gjyqësore ku gjykata do të merr vendim për Prof.dr.Shefqet Krasniqin lidhur me aktakuzat që i janë mveshur padrejtësisht atij.

Po me 20 Mars është caktuar Seanca plenare për votimin e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Kjo nuk është rastësi.

Kjo është mirë e planifikuar nga pushteti aktual.

Prof. dr. Shefqet Krasniqi është një figurë për të cilën po shkruan dhe do të shkruaj historia.

Prof. dr. Shefqet Krasniqi i ka shërbyer Kosovës në kohë të luftës dhe po i shërben në kohë të paqes.

Prof. dr. Shefqet Krasniqi është veteran i UÇK-së.

Prof.dr.Shefqet Krasniqi është doktor i shkencave islame dhe anëtar i ligës botërore të dijetarëve.

Prof.dr.Shefqet Krasniqi është një burrë që vetëm nënat shqiptare dijnë të lindin dhe të rrisin.

Prof.dr.Shefqet Krasniqi është kundërshtari më i madh dhe pengesa më e madhe që rinia jonë të shkoj në luftërat e Sirisë dhe vendeve tjera.

Për këtë kundërshtim që ai iu bëri të rinjëve, ai disa herë u kërcënua nga idiot dhe ekstremist të ndryshëm .

Dhe sot Prof.dr.Shefqet Krasniqi është i akuzuar !

Kjo nuk do koment, kjo tejkalon çdo normë, etikë dhe logjikë njerëzore.

Deri kurrë do të përsekutohen dhe akuzohen padrejtësisht Hoxhallarët tanë të nderuar?!

Në anën tjetër priftërinjtë si Don Kçira dhe të tjerët deklaruan që Millosheviqi është dashur të i vret 1milion e 800 mijë qen shqtiparë muslimanë, janë të lirë dhe askush nuk guxon të i hetoj ata.

Deri kurrë pushtetet politike në Kosovën e mbi 96% përqind muslimanëve do të i përsekutojnë Hoxhallarët dhe besimtarët musliman.

Dhjetëra Hoxhallarë me aktakuza, disa prej tyre të larguar nga vendi i punës.

E priftërinjtë që kërkojnë çfarosjen e shqiptarëve muslimanë, ata as nuk guxon askush të i përmend.

O lider politik të PDK-së, LDK-së, VV-së dhe AKR-së, ju që në listat e juaja zgjedhore kishit Hoxhallarë dhe kandidate me mbulesë, si nuk iu vjen turp të heshtni përballë shtypjes së popullit tuaj musliman.

O lider politik, si nuk iu vjen turp të luani dhe njollosni Hoxhallarët e vendit tonë.

O lider politik kujtoni se edhe para jush ka pasur lider politik që kanë shtypur dhe përsekutuar Hoxhallarët dhe besimtarët musliman. Por ku janë sot ata lider ?

Ata lider kanë vdekur, ndërsa Hoxhallarët dhe besimtarët musliman janë rritur dhe po rriten vazhdimisht.

O lider politik mos harroni se para luftës në Kosovë, takimet dhe aktivitetet për liri dhe pavarësi janë mbajtur në Xhamia dhe Medrese.

Askush nuk e ka besuar se në Kosovën e pas luftës do të shkelet drejtësia dhe do të përhapet zullumi.

Për këtë popull dhe për këtë shtet i kemi me mijëra dëshmorë që dhanë jetën.

Në mesin e tyre kemi shumë Hoxhallarë që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe populli Kosovës meriton drejtësi dhe dinjitet.

Gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim në fe apo komb, duhet të trajtohen njësoj para ligjit.

Nuk bën që vazhdimisht dhe padrejtësisht të akuzohen dhe përsekutohen Hoxhallarët në veçanti dhe muslimanët në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për …