Dr. Hakif Bajrami: Akademik Kristaq Prifti: “Popullsia e Kosovës 1831-1912, Tiranë, 2014

Publiku i gjerë lexues e sidomos punëtorët shkencor, tani e kanë në duar argumentin e pakonstestur lidhur me përkatësinë etnike të ish Vilajetit të Kosovës. Kjo vepër monumentale duhet të lexohet me kujdes për disa muaj, për ta kuptuar dhe mësuar në thellësi argumentuese punën dhe rëndësinë e produketeve të mirëfillta shkencore që i ka qitë në dritë Akademik Kristaq PRIFTI. Eshtë pra, ky ekzemplar i faktografuar si TAPI e Kosovës, që vjen prej një shkencëtari erudit, prej një pedagogu të shkëlqyer, prej të cilit mësohet filozofia e historisë, në të gjitha dimensionet e saj eksplikative.

Autori në këtë studim gnosoplogjik i ka bërë një analizë rregjistrimeve osmane , duke u mbështetur në vjetarët statistikor (Salnamet) që ruhen në Arkivin e Turqisë në Stamboll. Për ta plotësuar këtë vepër monumentale me fakte shtesë , Akdemik Kristaq Prifti, ka rendgenologuiar edhe fondet përkatëse të arkivave evropiane dhe ballkanike. Që kjo vepër monumentale të avansohet dhe shndërrohet në TAPI të Kosovës , vihen në funksion krahsues epistipmologjik studimet me peshë shkencore për demografinë e Perandorisë Osmene në Evropë në përgjithësi dhe Ballkan në veçanti. Lidhur me këtë, studimet për popullsinë e Perandorisë Osmene në shekullin XIX  dhe fillim të shekullit XX  në Republikën e Turqisë (1908-1912) nga autorët që janë marrë me këtë problematikë prezentohen me pedantëri shkencore.

Eshtë veçoroi fascinate e këtij sutudiuesi dhe pedagogu erudit se i rrekët problemit (operacionit shumë të vështiurë dhe të komplikuar) analitik shkencor për një sistem aristokrat –feudal me plotë batica dhe zbatica feudalo-borgjeze pasi që i eksplikon të gjitha të arriturat e shkenctarëve eminent shqiptar, që janë marrë me çështjën e popullsisë në Perandorinë gjashtëqindë vjeqare , për ta nxierr këtë vepër monumnet me vulë të deshifruar profesionale shkencore për çdo rregjistrim që është bërë nga viti 1831 e deri më 1910, duke mos i alienuar edhe rregjistrimet “paralele te atyre që kishin interes për të na hulumtuar, natyrshëm për interesa të tyre gjeostrategjike dhe koloniale, sikurse okuopatri zyrtar-Perandroia Osmene në shtrirjen e saj toksore, për të na robëruar në aspketet: Dominium dhe imperium, pa asnjë të drejtë ndryshe.

Akademik Kristaq Prifti, është osmanolog i kalibrit botëror, te i cili kam pasë nderin ta këm profesor në studimet pasuniverzitare gjatë viteve 1972-1973. Ky shkenctar me dituri shumë të gjërë në fillim të monografisë nuk i largohet objektivit duke i falenderuar në rend të parë drejtorin e Arkivit shteror të Turqisë Kemajlistre në Stamboll, Doc. Dr. Jusuf SAUNIN me të gjithë bashkëpuntorët e tij. E themi këtë sepse pa ndoihmen e tyre kjo vepër MONUMENTALKE  për TAPINE E KOSOVES, nuk do të arrinte para lexuesëve dhe sutdiusve , sado i përkushtura të ketë qenë profesori i nderuar. E them këtë sepse arkivisti ia siguron hulumtuesit “të dy duartë”. Në shumë raste edhe atë që kurrë nuk do të zbulohej. Këtë e kam provuar vet për periudhën 1912 e këdej.

Akademik Kristaq Prifti, pasi që e vijëzon rëndësinë epistimologjike të autorëve evropianë, u referohet për plotësim vakumesh autorëve kompetent turqë me të drejtë. Në këtë vijë hulumtuese poenta kryesore e Akademik Kristaq Priftit , si pikënisje themeltohen studimet e shkencëps ndihmëse të historisë –demografisë historike . Dhe, e fillon natyrshëm me studimin brilant të osmanologut Prof Selami Pulaha (edhe këtë njeri me urti enciklopedike e kisha profesor-HB), duke i veçuar dokumentet dhe studimet e botuara. Në vijim i thekson meritat e Vehbi Buharajës, Skender Rizës ( edhe këtë osmanolog dhe  pedagog brilant e kisha profesor-HB), Muhamet Ternavës, Skender Gashit. Rexhep Ismailit, Jahja Drançollit, Iliaz Rexhës, Ferit Dukës, Hasan kaleshit, Emin Pllanës, Sabit Ukës, Zija Shkodrës, Kristaq Priftit, Fatos Baxhakut, Ramiz Abdylit, Jusuf Osmanit, Liman Rishitit, Hivzi Islamit, pr t’ i vënë në funksion kulmor të arriturat fillestare të Sami Frashërit, Mitaht Frashërit dhe Akademik Nikolla Jorgës, për ta nxierr një emrues të përbashkët që mendon flet dhe drejton në plotësimin e mozaikut që e përbënë shtyllën kruyesore të hiostorisë së Kosovës si pjesë integrale e Shqiprisë lingustike,  nga harta e Istitutit të Berlinit nga viti 1876. Autori, nuk lë pa e thkeksuar se kjo temë është keqinterpretuar nga demografia dhe historiografie serbe , kuptohet për qëllime koloniale. Por, me këtë vepër dhe para këtij monumenti KRISTAQIAN të gjithë falsifikatortë janë dhe do të mbshteten tash e tutje për muri. Janë sosë dhe bërë shkrum e hi të gjitha rrenat, s` ka ma hapësirë për rrenat ordinere serbe lidhur me Kosovën dhe shqiptarët si popull shumicë pasolute në te den baba den.

Në kompozicionin monografik të Akademik Kristaq Priftit , Popullisa e Kosovës 1831-1912 janë inkorporuar tetë vëllime dokumentesh , që do të thot se hulumtuesi këtu i ka në një vend TETE libra studimor eksplikativ. Janë vlerësuar nga të gjitha anët prezenca e të gjitha komuniteteteve në Kosovë nga viti 1831 me fakte të pashlyera zyrtare dhe dujke lënë rrugë dhe hapë pyetje si i ka hije shkenctari të mirfillët. Lidhur me këtë, të arriturat për prezentimin e përgjithshëm në nivel të Kosovës, janë një hapje dere për ta mësuar sutuiusin edhe përbërjen e popullsisë nepër kaza (çarqe, gjithnjë më 1831) të: Nishit, Leskofcit, Prekupës, Kushiumlisë, Vranjës, Shkupit, Kratovës, Kumanovës, Karadakut, Tetovës, Kërçovës, Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Gorës, Rozhajës, Bihorit, Pejës, Gjakovës, dhe Jeni Pazarit. Kjo është Kosova  e vërtetë , tapinë e së cilës e sjellë i famshmi Akademik Kirstaq Prifti. Kjo është fotografia e Kosvës, trupi i së cilës është prerë me gërshërë nepër kongrese të Fuqive evropiane. (Shqo: Harta Lingistike e Institut të Berlinit nga viti 1876).

 Në kreun e dytë-Popullsia  e Kosovës në vitet 40-të shekullit XIX, me kazatë e : Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Kërçovës, Prishtinës, Vushtrrisë, Gjilanit, Pejës, Gjakovës dhe Nishit, popullsia e Sanxhakut të Kosovës sipas Defterit të Rumelisë (1859/60 me Elajetin e Shkupit  (nga sanxhaqet e Shupit dhe Prizrenit ), Elajeti i NIshit dhe Elajeti i Bosnjes  që ngërthejnë popullsi të Kosovës  janë nxierr në funskon të së kaluarës dhe të tashmës. Ky prezentim është faktor historik hyrës në historinë shqiptaree  që shpje në ngjarjet e mëdha dramatike për fatin e kombit (1877/8) tani më të njohur shqiptar. Ky shqyrtim kaq me kujdes dhe akribi të pashoqe e plason këtë vepër në panteonin e kryeveprave historiografike evropiane dhe botërore kur mirret para sysh se çfar rroli ka luajtë Kosova dhe popullisa shqiptare në vigjilje të Paqës së Shën Stefanit dhe Kongresit tëp Berlinit (1878). Thelbi i tragjedisë për kombin tonë të coptuar është mu në këtë kohë “inkognitive”. Akademiku ynë i merituar këtë e thot pa dilema dhe e dokumneton me të dhëna shkencorisht të faktruara.

Në kreun e tretë, autori tërë lëndën e sistemon në rrafshin funksional shkencor sipas Defterit përmbledhës (Ixhmal) 1862 në Elajetin e Shkupit , me sanxhaqet : Shkup, Prizren, Prishtinë me një përciellje statistikore nga viti 1863 (Elajeti i Rumelisë), duke u përqëndruar në Sanxhakun e Shkupit me me kazatë (rrethet) përbërëse; Sanxhaku i Nishit me kazatë përbërëse ; Sanxhaku u Jenipazarit me kazatë përbërëse. Autori sjellë në vijim statistikat inkludive të konsullit francez nga viti 1864, 1866 dhe 1868 (përmbajtësisht të Pashallëkut të Prizrenit si denominohet administartivisht-HB). Eshtë kjo koha kur  principata e Serbisë nën sovranitetin e Sulltanit përpiqet sipas porosive evropiane ta luaj rrolin e një “piemonti” për ta krijuar një “Antancë ballkanike” , por pa sukes , sepse shqiptarët ishin ata që e devijuan këtë “shigjetë politike” antinjerëzore, me pasoja për fatin e tyre ekzistencial, pa marrë para sysh se ishin përkah numri kulaiteti dhe kunatiteti i parë në Ballkanin e mjegullave dhe eksperimenteve evropiane dhe anadollake, gjithnjë për t` i coptuar shqiptarët si forcë që mendon,flet dhe  vepron në pathyeshmëri për të dalë në sqenën historike si pavarur dhe sovran.

Në kreun e katërt, Akademik Kristaq Prifti, prezenton me burime të dorës së parë organizimin territorial-administrativ  të Vilajetit të Kosovës me kryeqendër në Prizren (1873). Duke prezentuar statistikat zyrtrae të popullsissë në shkallë vilajeti dhe në sanxhaqe e njësi më të vogla adninistrative si në kaza, nahije dhe lokalitete, fotografia rendgenologjike e një kombi ma nuk mund të mshifet nga akush. Këtu është kulmi i veprës, sepse lirisjht mund të falsim për një komb, për nevojën për të linduar një shtet etnik shqiptar. Në vijim , në bazë të Kushtetutës (1876-Kushtetuta e Mithat PASHëS, ME ORIGJINë SHQIPTARE  që u likuidua nga Porta për animin e tij kombëtar, për krijimin e një vilajeti shqiptar-HB), prezentohet Vilajeti i Kosovës (1877) me rrezultate të popullsisë nga viti hoistorik 1878. Drama e madhe shoqërore që e bashkoi historinë kombëtare ndodhë si “embrion” mu në Vilajetin e Kosovës. Së këndejmi, prezentimi e rrezultateve të studimit të popullsisë së Vilajetit të Kosovës sipas konzullit austriak F. Lipih (1877) me titull, “Promemorja e Shqipërisë” , 20 VI 1977, me pasqyrë të strukturës etnike  është një argument shtesë që drejton në mendimin hulumtues kontemplativ, që u sherben interesave kolektoive politike etnike , rreligjioze dhe futuriste pragmatike  duke e udhëzuar edhe administratën e okupatorit që të shkëputet nga metaliteti arkaik i sundmimit, dhe duke siellë shembullin modern të nevojës së reformimit në qëndrime ndaj kombeve dhe rreligjioneve, për të dalë te e drejta sovrane, për t` ia lëkundur sulltanit mentalitetin e sajur në sheriatë se ai “është mbi të gjithë”. Në këtë drejtim është për t` u vlerësuar puna kerkimeore shkencore e Akademik Kristaq Priftit, që ka prezentuar Sallnamen e Vilajetit Ksovës nga viti 1879. Prandaj në këtë kaptinë, lexuesi i vëmendshëm do të mësoi për shpërnguljen e shqiptarëve gjatë luftës serbo-turke 1877/78, duke plasuar statistikat e çdo sanxhaku të tërësisë së vilajetit Kosovës.

Përzënia e popullsisë shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe nahija e Pirotit 1877/8

Në vitin 1871 sipas Sallnamensë perandorake , shkruan Akademik Kristaq PRIFT, Rumnelia ndahej në këto vilajete: 1. Edremës, 2. Danubit, 3. Bosnjes, 4. Elajeti i Shkodrës, 5. Vilajeti i Prizrenit, 6. Janinës, , 7. Selanikut, 8. Kretës, 9. Ishujt e Mesdheut. Shumica e territoreve të Kosovës , dokumenton Akademik Kristaq PRIFTI, përfshihen në Vilajetin ePrizrenit në të cilin ligjësisht bënte pjesë edhe Provinca e Shkodrës. Ndërsa, një pjesë e trojeve të Kosovës (Sanxhaku i Jenipazarit) përfhsihej në Vilajetin e Bosnjës (f. 362). Ndërsa Vilajeti i Prizrenit i përfhsinte këto sanxhaqe:

  1. Sanxhakun e Prizrenit me kazatë: Prizren, Pejë, Gjakovë, Lumë, Alltan Ili, Prishtinë, Vuçitern dhe Gjilan. Kazaja e Tetovës nga Sanxhaku i Elbasanit ishte pjesë e Vilajetit Kosovës.

2.Sanxhaku i Shkupit i përfshinte kazatë: Shkup, Shtip, Radovishte dhe Kumanovë do të zyrtarizohën si pjesë territoriale dhe administarative e Vilajetit të Kosovës.

  1. Saxhaku i Nishit me kazatë: Nishit, Pirotit, Leskofcit, Vranjës, Urkupës (Prekupës), Isenbollit.

  1. Sanxhaku i Jenipazarit nga Vilajeti i Bosnjës i përfshinte kazatë: Mitrovicën, Jenivaroshin, Bihorin, Tërgovishtën, Priepolën, Kolashinin, Beranën.

Sipas Sallnames perandorake të vitit 1877, trevat e Kosovës përfshiheshin në një vilajet të ndarë në sanxhaqe , kaza dhe nahi.

1.Sanxhaku i Prishtinës i përfhsinte këto kaza: Prishtinë, Pejë me nahi të Gucisë, Vranjë, Gjilan, Vuçitërn.

2.Sanxhaku i Prizrenit i përfhsinte këto kaza: Prizrenin, Gjakovën, Lumën, Tetovën, nahinë e Gostivarit, nahin e Kalisit, nahinë e Rahovecit.

  1. Sanxhaku i Shkupit i përfshinte kazatë: Shkup, Shtip, Radovishte , nahijet eKaçanikut, kazanë e Kratovës, kazanë e Kumanovës, Koçanit, Pallankës.

4.Sanxhaku i Jenipazarit i përfhsinte kazatë : Jenipazar, Bihor, Akovë, Beranë, Mitrovicë, Tërgovishtë, Tasligje, Kolashin, Prijepole, najijet Priboji dhe Kaznëe  Jenivaroshit.

5.Sanxhaku i Nishit i përfshiunte kazatë: Nishi, Urkupi (Prekupe) Kushumlisë, Leskofcit.

  1. Sanxahku I Pirotit ,

  1. Sanxahku i Dibrës. Të gjitha njësitë e lartëtheksuara sipas Salnames Perandroake më 1877 ishin të regjistruar 1 471000 banorë. Prej tyre thekesohen në mongrafinë monumentale të Kristaq Priftit, shqiptarë ishin 786000 banorë ose 54%. Ndërsa serbë, bulgarë –maqedonë së bashku ( si milet zëim) nga përkatësia ortodokse ishin 510 000 banorë ose 35%. Të deklariuar si Osmanlinjë ishin 124000 banorë ose 8, 49%. Të përkatësisë kombëtare çerkezë ishin deklaruar 23000 ose 1.57%. Romë ishin deklaruar 21000 ose 1. 43% dhe Vllehë ishin deklaruar 7000 ose 0.47%. (f. 370).

Si pasojë e Luftës ruso –turke 1876-1877, në mongrafinë momunentale të Akademik Kristaq Priftit (f.404) prezentohen në prag të Paqës së Shën Stefanit 180 000 deri në 200 000 rrefugjatë të cilët iu nënshtruan vuajtjeve të papara. Vetëm në Stamboll shkruajnë diplomatët anglez VDESIN nga tifoja 300 deri në 500 rrefugjatë në ditë (Bilall Shimshir, Rumeliden turk gëçleri  I, Ankara , f. 321), citon Kristaq PRIFTI.

Si pasojë e Luftës serbo turke 1877/8 nga Sanxahku i Nishit që i kishte 10 900 kilometra katror me 614 (715) lokalitete ku përfshihen edhe 8 qytete me një popullsi 107000 banorë do të ketë për pasojë shpërnguljen me dhunë nga qevria e Principatës serbe 90 100 banorë që do të shndërrohen për TRI ditë në banorë pa atdhe, pa mbrojtje, të gjithë me fajin e okuoatorit të rinjë, buzë vdekjes, në muhagjerë.

 Këtë konkludim e sjellë Akademik Skender Rizaj, pas hulumtimeve 20 vjeçare në Arkivin e Stambollit dhe arkivat e Londrës. Lidhur me këtë tragjedi popullore të shkatuar nga një rregjim parafashist serb, konzulli anglez në Selanik J. G. Blunt më 1881, sipas Akademik Kristaq Priftit, dokumenton se nga trevat e Vilajetit Kosovës, kishin mbetë pa strehë, pa asgjë, 65000 muhaxherë (shqiptarë..). Prej tyre , gjithnjë sipas konzullit anglez në Selanik, në Krahinën e Vushtrrisë që përfhsinte edhe atë të Llapit ishin strehuar 11000 muhaxherë që kërcnoheshin për vdekje nga smundjet dhe të ftoftit. Banorët vëndas të kësaj treve, do të konstatojnë dokuemntet konzullare italiane në Shkodër, i kishin liruar edhe shtallat e bagëtive për të u bërë strehë muhaxherëve të mjerë të cilëve u kanoseshin smundjet vdekjepruese.  Në kazanë e Prishtinës ishin strehuar 17000 muhaxherë, të cilët shkruan konzulli italian në Shkodër , “ nuk kishin as  për dy ditë ushqim”. Për vesëhmbathje mos të flitet. Mbi gjysma do të vdesin urie , shkruan De Berio, në cilsinë e humanistit famëlartë. Në këtë drejtim, nuk duhet harruar se priftërinjët katolik shqiptar do të ndërmarrin të gjitha masat që vllazërve të tyre t` u sigurohet të paktën ushqimi dhe veshmbathja. Për herë të parë bota perndimore po mësonte se shqiptrët kombëtarisht janë NJE, dhe të pandarë. Stambolli në anën tjetër mbante fjalime hipokrite, bënte lutje për “mesazhe në qiell”, sepse e kishte shitë (sakrifikuar këtë popullsi të mjerë) këtë komunitet etnik shqiptrë. Në Kazanë e Gjilanit i shinvëndosë 13000 muhaxherë (rrefugjatë), të cilët sipas konzullit anglez, ishin buzë vdekjes nga tifoja dhe smundjet tjera ngjitëse. Kjo popullsi sipas raporteve të konzujve anglezë, italianë dhe austriak i ishte nënshtraur vdekjes. Për çdo ditë nepër fushat e kësaj kazaje, thuhet në raporte mirë të inofrmuara, varrosen nga 350 deri në 700 kufoma. Në Kazanë e Shkupit ishin vpëndosë 16000 muhaxherë, të cilët ishin pa ushqim dhe pa asgjë tjetër për jetesë. Prej tyre sipas konzullit austriak kishin vdekë nga smundjet ngjitëse rreth 5000 “arnautë”. Nga sanxhaku i Jenipazarit, lajmërohen shifra alarmante se prej atje janë deprotuar brenda TRI ditëve afro 85% e poipullsisë shqiptare. Pushteti okupues nuk lejonte me asnjë kush kthimin eventual.  E vërteta, këtë tragjedi e vulosi në shkallë kriminale Kongresi i Berlinit (1878) i dirigjuar nga Franca, Gjermania, Rusia, Austrohungaria, Italia dhe Anglia. Sipas zbulimeve të Akademi Kristaq Priftit, nga smundejt dhe kushtet jetësore mizerabpël, gjatë viteve 1878-1881 kishin vdekë rreth 30 000 frymë, banorë muhaxherë. (f.406).

Komisioni ndërkombëtar dhe çështja e kufirit Turqi-Serbi

Nga një komision ndërkombëtar në shtator të vitit 1879 do të konstatohet se nga kazatë e Leskofcit, Prekupës, Kushumlisë  me 227 fshatra me 5793 shtëpi me 42300 banorë , në krahinat e Nishit dhe Vranjës me 300 fshatra  shqiptare me dyfish më tepër popullsi, sepe vinin edhe mga qyetet administrative, ishin 527 fshatra thjeshtë shqiptare që i kishte okuopuar Serbia . Nga kazatë e përmenduar ishin shpërngulë rreth 200 000shqiptarë, turqë dhe çerkezë, të gjithë të vëndosur si muhaxherë në pjesët tjera të Vialjetit Kosovës. Lidhur me këtë, Akademik Kristaq Prifti, konkludon se nga kazatë e Luginës Moravës,nga Prokupa, Kushumlia dhe Leskofci  janë shpërngulë rreth 100 000 shqiptarë  të rreligjionit muslimanë. Ndërsa nga dokuemntet serbe vërtetohet se Koamnda e ushtrisë së Priocipoatës së Serbisë, do të vëndoset në Graçanicë, pa e sulmuar Prishtinën, fakt ky që deshmon se qarqet e larta pushtetare të Satmbollit kishin hy në pazar me Qeverinë serbe, në dëm të trojeve shqiptare. E vërteta, Gjeral shatbi i Ushtrisë serbe vetëm në shtator të vitit 1879 u largua nga Graçanica. Ndërsa dokumentet e proveninecës serbe, që nuk janë botuar kurrë (janë 21 ditarë lufte, vetëm një është botuar, edhe ai i cnezuarur) , theksohet se gjatë janarit-prillit 1878 ushtria serbe i ka varrosë si “kufoma të ngrira të nxierrura nga shtëpitë e rrenuara 9850 kufoma  fëmijësh, grashë,pleqësh”. Këta persona, thuhet se kanë vdekë nga të ftoftit pa lëvizë fare nga shtëpitë. E vërteta, tragjedia shqiptare e fillim vitit 1878 nuk është objektivizuar ende. Shumçka nuk do të dihet kurrë, sepe dokuemntet serbe janë nën embargo të cilsisë së lartë. Këtë fakt tragjik e kam mësuar qysh më 1978 kur më është lejuar vetëm t` i lexojë 16 ditarë lufte dhe 5 dosje për “arnautët e debuar”. Mendoi se tragjedia shqiptare e vitit 1877 është krimi më i madh që ka ndodhë në Ballkan gjatë shekullit XIX-të.

Përpiekjet e shqiptarëve për t` u kthyer në vatrat e veta stërgjyshore 1878-1881

Këshillat dhe nxitjet e përfaqsuesëve evropian

   Një dokument me proveniencë angleze që ruhet në Arkivin e Serbisë (si fotokopje) kritikon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për indolencë ndaj muhaxherëve.  Dokumenti është i firmosur në Selanik në qershoir të vitit 1881. Aty tekstualisht thuhet  se “Lidhja shqiptare” , në vend se të mirret me çështjen  tragjike të muhaxherëve, njëherit për t` i drejtuar repartet e saj ushtarke shumë mirë të armatosura kundër Serbisë , po orinetohet ta luftojë Stambollin. Ky orientim taktik dhe strategjik po e dëmton lindjen e kombit , po e dëmton “konvertimin e kombit në shtet”. Dhe dihet se reazultati i kësaj lufte është inkognita, atëherë në radhët e Lidhjes, kishte diçka jokredibile kur është në pyetje kombësia shqiptare. Turkoshakët ishin në ofenzivë kudo dhe kundër çdo kujtë. Këtë e vërteton fakti se në Vilajet u mbajtën 16000 procese gjyqsore kundër shqiptarëve. Ky fakt nuk do komnet. Dokumenti spjegon se shumë turkoshakë kishin hy brenda Lidhjes, dhe janë shndërruar në “Kali të Trojes”, për t` i shërbyer Serbisë, Malit Zi dhe Satmbollit në pazare antinjerëzore. (AS. MIP. PO. 1881, 15 VI, ftokopje, anglisht; “Svoje ognjishte s one strane granice u dnashnjoj S. Srbiji i zauzimali ga Arnauti koji su bili iz Srbije onamo preselili”; AS. MUD. “Iseljavanje Arnauta iz Nishkog Sanxhaka 1877/8”). Lidhur me këtë tragjdi Safet Pasha do të pyet organet serbe: “çka është bërë me Arnautët të cilët nga Serbia janë dëbuar dhe të cilët lusin që t` u mundësohet që të kthehn në vatrat e tyre.  Duke folë kalimthi (Safet Pasha) thekson se diçka të tillë i ka folë edhe ambasadori i Anglisë”.? Në këtë drejtim edhe ambasadori i Rusisë në Stamboll Llabanov, do të shtrojë këtë ëpyetje disa herë: “ Serbinë hapur e këshillojmë që qevria e saj të lëshojë pe dhe të kthehn Arnautët në Serbi në vartrat e tyre, sepse nuk është dashur të shpërngulen me detyrium”. (Jovan Hadjivasiljeviç, Albanska Liga, Beograd 1909, f. 17). Por çka porositë ambasadori i Francës në Stamboll Serbinë zyrtare, karshi këtyre këshillave humane sa “për sy e faqe”: “ Vi nezaslizhujete da budete nezavisni kad se od jedne gomile razbojnika ne mozhetet braniti; kad ne mozhete svoju granicu çuvati, UBIJTE ih (Arnaute), gonite ih preko granice i tucite ih gde ih stignete”. (J. Hdjivasileviq, Albanska Liga, Beograd, 1909. F. 10). Përkthimi i tekstit të ambasadorit Francës më 1879 në Stamboll drejtuar përfaqsuesit të Serbisë: “Ju nuk meritoni të jeni të pavarur kur nga një grumbull kriminelësh, nuk mundeni  të mbroheni; kur nuk mundeni kufirin e juej ta mbroni, i VRANI (ARNAUTET), i ndiçni përtej kufirit dhe i rrahëni në çdo vend ku i gjnei dhe arrini”.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, muhaxherët shqiptarë , theksojnë dokumentet serbe do të ndërmarrin kohë pas kojhe sulme ndaj repartyeve kufitare serbe. Në një dokument të kohës shkruan tekastualisht: “Iseljenjem  Arnauta pojedina su mesta u onim krajevima POTPUNO OPUSTELE, tako , da je bilo sela kojima se ni IMENA nisu vishe znala; ni vlasti ih nisu mogle znati jer nije bilo koga da ih kazhe, i sad je trebalo te opustele predele naseliti i obezpustiti. I u tom se je pogledu greshilo, i te se greshke Srbiji svakim danom opet sve shto vishe svete. U isto vreme s NAREDBAMA o iselavanju Arnauta s one strane granice doselavaju ovamo u Srbiju-Pokushajte da se Srbi s one strane buduçih srpskih granica preselavaju k nama i koji god doxhe neka mu se ustupi zauzeto zemlishte. I tako su Srbi i zbog toga ostavlali svoja imanja u Kosovskom vilajetu” . (AS. Aranuti i Srbi, rapot i konzullit anglez nga Selaniku, i pëprkthyer 1879). Nuk kam nevojë ta përkthej sepse është bëtuar shqip dy herë.

Bisedimet e oficerëve serb me parinë shqiptare në gusht 1879

Në biseime marrin pjesë majori Dragitin Fransaveiq dhe togeri Svetozar Stankoviq më 4 gusht 1879 në Vranjë. Këta oficerë do të theksojnë: “ Ju Arnautët duhet të kthehni në shtëpitë e jueja sepse atoi nuk mundet të ua tjetersoi askush. Ju duhet të jeni qytetra lojal pushtetit të rinjë. Ne oficerët jemi plotësisht të binduar se ju nuk e meritoni shpërnguljen dhe këtë parim do ta mbrojmë sepse gjatë luftës nuk keni ndërmarrë asnjë sulm në prita ndaj ushtrisë sonë” .Në anën tjetër si përfaqsues i shqiptarëve të deportuar ishte Zeçir Ahmeti, i cili do t` iu drejtohet oficerëve serbë:  “Eshtë e mirë oferta e juej që të kthehemi në vatrat tona stërgjyshore. Po ju serbët nuk keni fe. As mbrteti i juej (prinici jujej) nuk ka fe. Ai para lufte na e ka dërguar Proklamatën, që ta presim ushtrinë e tij, duke na premtuar që të qëndrojmë të qetë për të na lënë në vatrat tona . Dhe ne e kemi dëgjuar, ushtrinë e kemi pritë dhe pushtetit iu kemi nënshtruar. Por pastaj, pushteti i tij në kohën më të vështirë na shpërngulli sikur të ishim kriminelët më të egër dhe të panderëshëm-dhe tash t` i besojmë –JO. Ne po mos t` i besonim fjalës së Mbretit (knjazit –HB) , ai nuk do të hynte aq lehtë me ushtri në Arnautllëkun tonë atje, në Sanxhakun e Nishit që ka qenë gjithëmonë tokë e jonë, den baba den, prej që jetojnë njerëzit në këtë tokë”. (AS.MUD. “Arnauti 1878-1881, Osvajanje Primorja; Prdor na More kao zahtev vlade). Dokumentet japin edhe gjashtë kuvende të tjera të parisë shqiptare muhaxhere me përfasuesit serb. Por nuk vrehet asnjë ndërhyrje zyrtare e Stambollit në këtë tragjedi. Edhe ky fakt është shtesë se Stambolli dhe Beogradi kishin një pazar në dëmë të shqiptarëve.

Orvatjet e muhaxherëve nga trevat e Gjilanit dhe Mitrovicës për t` u kthyer   në vatrat e tyre

Në prag të Kongresit të Berlinit (1878) muhaxherët nga Krahina e Gjilanit do të ndemrarrin sulme ndaj pushtetit okupues serb në krahinën e Vranjës me qëllimqë të kthehen në shtëpitë  dhe pronat etyre. Këto sulme vinin për t` i treguar pjesëmarrësve të Kongresit se shqiptarët nuk janë pjesëmarrës e as fajtor për luftën Turko-serbe. Prandaj, gjatë majit, qershorit dhe korrikut 1878, sulmet përmes çetave shqiptare dot ë shndërrohen në dukuri të përditëshme.  Nga Kazaja e Gjilanit muhaxherët shqiptarë do të organizohen për ta sulmuar pushtetin okupues serb në Sanxhakun e Vranjës. Ndërsa, në Mitrovicë muhaxherët shqiptarë do ta shfrytëzojnë ardhjen e Ali Pashës, dhe prej tij do të kërkojnë pushkë dhe municion sepse okupimin e trojeve të tyre në Sanxhakun e Nishit, nuk do ta telerojnë për të jetuar në skamje dhe mjerim nepër kasolla. Numri i këtyre kërkuesëve që të aramatosen ishite  cilsuar se arrinë në 16000 luftëtarë të komanduar nga oficerët që kishin sherbyer në ushtrinë e Padishahut me dekada. Nga kjo trevë (Mitrovicë) do të ndërmirren dy operacione kundër ushtrisë serbe, por Komisioni ndërkombëtar me kërcnim do të i kthej luftëtarët në kamp përqednrimet e tyre ku jetonin përkohësisht si çipçi, ose të strehuar te shqiptarët vendas.

Sulmet e organizuara nga muhaxherët në Krahinën e Gjilanit, Preshevës, Kuamnovës dhe Shkupit nuk do të pushojnë gjatë viteve 1879/80. Në pesë raste , më 10 prill, 6 maj, 20 qershor, 25 gusht dhe 25 nëntor 1879 muhaxherët ddo të provojnë për t` u ktheyer në laxhet e tyre nepër trevat e Topicës deri te Molla e Kuçe , të paktën për t` i marrë pemët që i kishin kultivuar vet me dekada. Por edhe këto sulme dhe tentime të miuhaxherëve do të zbrapsen nga Ushtria serbe dhe Komisioni Ndërkombëtar i vëndosjes së kufirit shqiptaro-shqiptar.

Sulmi i muhaxherëve nga rajoni i Llapit, Prishtinës, dhe Vushtrrisë ndaj pushtetit okupues serb në Sanxhakun e Nishit gjatë vitit 1879/80

Shqiptarët nën komandën e Murat Xhakës dhe Shaqir Igrishtës, do të ndërmarrin sulme kundër reparteve kufitare serbe  në vijen e re që e kishte vëndos me vendim Kongresi i Berlinit: Përpellac-Merdar-Kulla e Asqerit-Shamalluk-drejtë Prapashticës, për t` i çliruar trevata e veta deri te jugu i Nishit si qytet ku mbaronte kufiri jugos i Principatës së Serbisë, para Kongresit Berlinit.

Më 2 shkur 1879 forcat shqiptare të armatossura me pushkë të “gjata”, do të arrijnë ta neutralizojnë rojen kufitare serbe me dy batalone  të cilat i komandonte gjenerali Franaseviq. Pas thyerjes së kufirit kreshnikët nga Perpellaci dhe Merdari, do të arrijnë të përvetsojnë armatim dhe municion duke e zaptuar deponinë ushtarke të armatimit serb në vendin e quajtur Dogullukë. Pas thyerjës së kufirit kreshnikët e Murat Xhakës dhe Shaqir Igrishtës, do të arrijnë ta përvetsojnë tërë armatimin dhe municionin që e disponini ndy batalone serbe në Perpellac dhe Merdar. Pas sigurimit të amrmatimit më 6 prill 1879, këto forca do ta sulmojnë ushtrinë serbe në Kushumli. Lidhur me këtë, dokumentet serbe këtë debakël të ushtrisë së tyre plaqkitëse do t` ia përshruajnë fuqisë ushtrisë turke, e cila komandohej në Perpellas nga një shqiptar i quajtur Bajram Qaushi. E vërteta, ushtria osmane, nuk kishte lëvizë fare nga karakolli, por kreshnikët shqiptarë muhaxherë kishin depertuar andej kufirit përmes kanaleve që vetëm atyre si vëndas u ishin të njohura. Sulmin në anën tjetër dokumenete serbe, ia atribuojnë Ahmet Pashës dhe disa prisëveshqiptarë pro sulltanë të quajtur : softe, myfti, hoxhollarë me kadiun në ballë. Lidhur me këtë, komanda e Vilajetit Kosovës nga Shkupi, për shkak të acarimit të situatës në “kufi”, me prinicipatën e Serbisë, do të vëndoset në Prishtinë. Komandanti Osman Ali Pasha ishte në dijeni se kush janë Murat Xhakja dhe Shaqir Igrishta dhe ata do t` i ftojë në bisedime, por asnjëri nuk do të i lajmërohet sepse konsideronin se Stambolli i ka tradhtur duke bërë dredhi me Beogradin në dëm të shqiptarëve. Me që Komandanti Osman Ali pasha do të hidherohet, luftëtarëve për çlirimin e fshatrave të veta do të ua dërgojë një mision me qëllim që t` i bind se ky është “Vendim i Fuqive në Berlin, të cilit iu ka bind Padishahu”. Me këtë pohim do të zbulohet tërë prapavia e deportimit të Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, dhe Murat Xhakja si pari i fshatrave të okura do t` i dërgojë një porosi drejtuesit të Ushtrisë Stambollit : “I thunani Padishahit se në pastë toka të veta le t` i a jep ato në Anadolli. Ne tokat tona i kemi në pronsi që askush nuk e mban në mend se prej cilës kohë i posedojmë. E pra, as Stambolli, as Berlini, asnjë krajl, asnjë mbret nuk mundet me ba tregti me robët tanë, me votrat tona”. Porosinë do të ia përcjlell Kadia i Prishtinës Ali Agush Efendiu.(AS. MUD, Izvestaj iz juzne granice I-VIII 1879). Pas  dy maj qendrimi forcat e Muarat Xhakës dhe Shaqir Igrishtpës do të kthehn në trevën e Llapit me kërcnim nga Komisioni i Berlinit. Por shqiptarët prap do të organizohen për të u rivëndosë në trojet e veta, kësaj radhe në bshkpunim me të gjithë prijëpsit e muhaxherëve.

Shqiptarët sulmojnë prapë kufirin në Perpellac 28 V 1879

Lufta në Përpellac në mes ushtarëve shqiptarë dhe ushtarëve serb do të zgjatë nga 28 deri më 30 maj 1879. Humbjet ishin shumë të mëdha në të dy anët,e pranojnë zyrtarët ushtrak serbë. Lidhur me këtë, ushtria serbe prap ishte tërhiek deri te Baja  e Kushumlisë, sa që atje ishte konkluduar hapur se ma nuk duhet të derdhet xhak kot për vise të tjera shqiptare. Në këtë luftë do të plagosen edhe komandantët që ishin në vija të para të fronit : Murat Xhakja dhe Shaqir Igrishta. Këta prijës do të tërhiqen nga fronti me plagë të rënda falë ndihmës se tre kreshnikëve të tyre që kishin përvojë santitare nga sherbimi 12 vjeqar në ushtrinë Osmane. Këta luftetarë do të sherbejnë edhe më vonë si infermierë në çdo luftë. Populli i Llapiti quante “heqim”, që do të thot mjek. Mjeksinë këta e kishin mësuar nga një mjek hebrej gjatë sherbimit të tyre në Luftën me forcat ruse. Madje do të luftojnë trimërisht edhe në Pleme të Vogël. Dokumntet serbe do të deshmojnë se muhaxherët do të gjinden para çlirimit të Kushumlisë për herë të dytë deri më 30 qershor 1879, duke synuar që të depertojnë deri në afërsi të Nishit. (AS. MUD. Izvestaji sa granice i upadi Arnauta u Novim Oblastima I-VIII 1879; Jovan Hadjivasileviq, Albanska Liga , Beograd 1909, f. 8). Sipas dokumenteve konzullare sulmet e shqiptarëve për t` u kthyer në vatrat e veta i organizonte Lidhja shqiptare, me seli në Prizren. Në ato dokumente theksohet një fenomen shumë i rëndësishëm. Lidhja Shqiptare, është kah bën gabime taktike sepse po hargjohet duke e luftuar Padishahun dhe në ato lufta po amortizohet , në vend se të luftojë kunëdër ushtriasë gjkatare okupuese serbe e malazeze.(Raport i Konzullit Wienez nga Manastiri : Lufta shqiptare po ashpërsohet , shtator 1879). Në lidhje me këto luftëra, duhet theksuar se të gjitha ishin si rrezultat i një BESE që ishte lidhë më 18 VI 1878 në vendin e quajtur “Dushku u Fushës”, nja tri kilomemtra në jug të Merdarit. Në atë Besë ishte konkluduar:

  1. Japim BESEN se çdo pikë gjaku do ta derdhim dhe trojet tona nuk i lëshojmë;

  1. Lufta jonë drejtohet vetëm kundër ushtarëve të anmikut dhe jo kundër asnjë populli;

  1. Lufta jonë nuk guxon të marrë hov me rrahje, plagosje dhe vrasje mizore si bën anmiku ndaj robëve tanë dhe popullit tonë.

  1. Asnji civil apo ushtar i zënë rob nuk guxon të rrafet, plagoset apo vritet pa i dhënë karar një pleqni që quhet “Islihat”. Të gjithë ata që nxinen nga kreshinkët tanë, do të i dorzohen Komisionit të Fuqive me myhyrë dhe në prani të popullit sepse nuk kemi ma në asken BESE.”

Cilat ishin motivet që Serbia i shpërnguli me dhunë shqiptarët  më 1877

Shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1877, ishte tragjedia më e madhe shqiptare në shekullin XIX.  Në dokumentin e Qeverisë thuhet se : “Principata e Serbisë është që të krijohet shteti i PASTER NACIONAL serb (fashizëm origjinal serb-HB); Ashtu si e ka thënë poeti P. P. Njegosh, të pastrohet vendi nga jokryqtraët, të paralizohen hapat e Portës në Kongresin e Berlinit që t` u kthehen të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët  sepse me mbetjen e tyre (shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit-HB) do të thot kthim i pushtetit të Sulltanit; Që aksioni i Serbisë në të ardhmën të drejtohet kah VISET e KOSOVES dhe ato pozicione të forcohen sa më tepër në mënyrë që të sigurohen pjesët e përvetsuara (okupuara) sa më parë. Kjo ndërmarrje bëhej për të u ngulfatë Muslimanët nga çfardo lloji i veprimit nëse u jipet shansa”.(AS. MUD. Iseljavanje Arnauta , vlada i xhenerali u sukobu 1879/80). Të shënojmë këtu se më 1877 ushtria e Serbisë e okupoi jo vetëm Sanxhakun e Nishit por edhe krahinën e Vushtrrisë dhe të LLapit. Ndërsa Gjenral Shtabi i Serbisë ishte vëndosë në Graqanicë.  Prishtina kishte mbetë e pa prekur. Ky fakt tregon hapur se ishte fjala për një marrëveshje sekrete në mes Ushtrisë serbe (Qeverisë serbe ) dhe çarçeve të Sulltanit në Vilajet dhe më gjërë. Tradhtinë e Stambollit, ndaj shiptarëve e zbulon përfaqsuesi rus, kur thot se Stambolli dhe Beogradi janë marrë vesh në pajtim me Wjenën që Serbia të zgjërohet deri të Fusha e Kosovës. Këtë fakt e vërteton edhe Marrëveshja SEKRETE në mes Wjenës dhe Beogradit më 28 VI 1881, e botuar disa herë(Shqi: H. Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën 1., botimi i konventës në orgjinal-fototip). Në dokuemnetet serbe thuhet tekstualisht: Shpërngulja e shqiptarëve nuk ka shkuar përmes rrugës së zgjedhur, por me dhunë, të cilit qëllim iu ka kundrvu Komanda ushtrake Supreme , ndërsa Qeveria ishte për shpërngulje me dhunë”.( La paix de Berlin 1878, mbledhja 26 VI 1878; prtokolli nr. 7).

Çka kërkoi Mehmet Ali Pashë Maxharri në Kongresin e Berlinit 1878?

Kërkesat ishin një fasadë diplomatike sepse fjala ishte për tradhti ordinere aziatike dhe evropiane, që ndryshe do të quhej një kryqzatë e përkufizuar antishqiptare. Mendohej ashtu atëherë, sepse shqiptarët ishin bërë bariera kryesore për debimin e pushtetit të Padishahut nga Evropa. Kjo politikë hipokrite ishte përhapë në të gjitha kancalaritë evropiane.

Mehmet Ali Pash Maxharri do të i kërkoi Kongresit të Berlit: Që kufiri verior i Perandorisë të jetë natyror dhe strategjik-naturel et strategique.( Ekselenca e tij Mehmet Ali Pasha, prej vrasësi të një pjese të kombit shqiptar fare nuk e përmedn fjalën etnik dhe mbrojtje të shqiptarëve si kolektivitet i posaqëm në Prandori. Ishte pra Stambolli ai që bëri pazare me trojet tona dhe Fuqitë evropiane kuptohet se fajdet prej atij pazari i konsoideronin si “diplomaci të thikës kryqtare me fajde, ashtu si bënte gjysëm hëna xhihadiste). 2. Që rruga nga Bosnja nepër Shkup mos të përfshihet si kufi me Serbinë dhe të jetë sa më largë prej këtij kufiri. 3. Që qytetet dhe qytezat (bourge) që mbesin në Turqi si Vishegradi, Jenivaroshi, Jenipazari, Senica, Mitrovica të mbajnë një largësi të duhur nga ky kufi. 4. Që kazatë shqiptare si Vushtrrija , Kushumlija, Urkupi (Prokupja) dhe Leskofci, mos të ndahen nga pushteti i Stambollit, por kufiri të vëndoset në vijen strategjike Urkup –Xhake-Vranjë që duhet të mbesin BRENDA Perandorisë Osmane. (Shiqo: Mbledhja e Kongresit 1878, 1 korrik 1878, portokolli nr. 10, mbledhja 4 dhe 9 korrik 1878, portokolli nr. 11 dhe nr. 15, i pabotuar dhe i cenzuruara për opinion deri më 1923 kur Turqia dhe Greqia në Llozanë lidhen Konventë për këmbimin e popullisisë. Ja pra tregtia me popuj ka vazhduar deri më 1999 në Ballkan. Këtu qëndron rëndësia MONUMENTALE e veprës së Kristaq Priftit, sepse i zbulon prapaskenat,  krahas prezentimit statistikor etnografik e xhveshë historinë nga mundësia e të gënjyerit politik, e zbulon krimin që poltikat në kontinuitet synojnë ta mjegullojnë-HB ).

 

Kundershtimet Gjeneral shtabit serb me Qeverinë serbe rreth mëmyrës së shpërnguljes  së Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877

Kundër shpërnguljes shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit ishte deklaruar hapur Komandanti i njësisë elite të ushtrisë serbe gjenrali Jovan Velimiroviq. Ky gjenral ishte deklaruar kështu sepse kishte kontakte me shqiptarë. Kishte kontaktuar me popullaten shqiptare, para se Knjazi Millan Obrenoviq t` u a dërgonte shqiptarëve një proklamatë për t` ia pranuar ushtrinë e tij , për të u siellë ndaj saj si lojal dhe si qëndrim të tillë kishte dhënë premtime se nuk do të shpërngulen por do të konsderohen dhe do t` ua  garantonte të gjitha liritë qytetare. Në frymën e qëndrimit të Gjenralit Velimiroviq, kishin marrë qëndrimedhe shumë oficerë të tjerë serbë. LIdhur memkëtë  gjenerali Dragutin Franaseviq, më vonë e zbulon faktin se Qeveria parafashiste serbe e kishte supenduar gjenralin Jovan Velimiroviq nga detyra për një kohë duke shpallur se “ka marrë pushim”.(AS. MUD. Sluçaj Jovana Velimiroviqa 1879).

Për kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre do të reagojë Ministri i Punëve të Jahstme të Portës Safet Pasha, në shkallë provizore, sepse kishte probleme me varfërinë dhe kushtet nën të cilat po vdisnin muhaxherët shqiptar nepër Vilajet. Për këtë tragjedi Safet Pasha, iu drejtuar ambasadorit të Serbisë në Stamboll. Por, do të marrë përgjegje se “shqiptarët vet janë shpërngulë me deshirë sepse nuk mund ta durojnë pushtetin e kryqit, sepse janë mësuar me gjysëmhënën, sepse kanë luftuar me të gjitha mjetet kundër ushtrisë sonë”. Kjo rrenë hipokrite pansllaviste serbe, ishte më tepër se parafashizëm, të cilin Fuqitë Evropiane si në orkeser e lejonin dhe e ndihmonin me të gjitha mjetet, hapur dhe në msheftësi , pa dallim. Dikush ndihmonte me para, dikush me oficerë, dukush edhe me armatim të rëndë, për t` i friguar shqiptarët dhe për t` i bërë ma të donbët në frontin eluftës. Shqiptarët duhej të luftonin me pushkë, ndersa serbët i digjnin fshatrat me topa të kalibrit të rëndë. Ato armë ua siguronin pa pagesë të gjashtë fuqitë evropiane pa dallim. Bile ato bënin gara se kush po i ndihmon Serbisë më tepër. Të kuptohemi se më së paku e ka ndihmuar Rusia!!! E vërteta, sa për sy e faqe si thuhet përfaqsuesi anglez dhe ai rus (Labanov) në Stamboll, do të sugjerojnë që shqiptarëve t` u mundësohet kthimi, por jo pushteti i Padishahut, për të pasë hapësirë manovruese që të nominohen shqiptarët se nuk e durojnë pushtetin “kryqtar”, të Serbisë që doli si e pavarur nga Kongresi i Berlinit (1878). Dokumentet frange, gjermane, ruse dhe italiane flasin për këshilla mizorishë që siguroheshin sebët se nuk do të përgjigjen për asnjë krim që bëhej n` emër të njëfar kryqzate të pashpallur zyrtarshit. Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, e them me kompetecë faktesh, se u shfarosen vetëm pse ishin të rreligjionit musliman. KJo është e vërteta e pakontrestueshme e Evropës së imperializmit parafashist. Sidomos  në këtë “valle trishtuese dhe tragjike” prinin diplomatët dhe politikanët francezë.

Lidhur me këtë shënohen në këtë kohë dy rryma politike për dhe kundër në lidhje me shqiptarët: Një që “shqiptarët me asnjë çmim nuk është dashur të shpërngulen, qëndrim ky që e përfaqsonte Labanovi-rus dhe anglezi Goshen 1881”; Dy, “që shqiptarët duhet të vriten kudo që gjinden në Sanxhakun e Nishit dhe afër kufirit , që e përfaqsonte Ambasadori Francez në Stamboll dhe e toleronin diplomatët e Wjenës, Berlinit dhe Romës. Tragjedia shqiptare do të mbetet plagë që kullon dhe sot, vetëm mund të vajtohet historikisht. Shpëngula e shqqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe disa viseve tjera është dhe mbetet tragjedia më e madhe kombëtare shqiptare në shekullin XIX-të.

Çka prezenton mëtej Akademik Kristaq Prifti në veprën e tij monumentale?

Në kreun e pestë, prezentohet ndarja administrative dhe statistikat e popullsisë 1881-1893. Edhe në këtë hapësirë të studimit monumantal përthekohet popullsia në shkallë vilajeti , në shkallë sanxhaqesh dhe kazashë. E shënojmë këtu, se gjatë kësaj kohe standardizohet koncepti territorial –administrativ : Vilajet-Krahinë ; sanxhak-çark; kaza-rreth; nahi-komunë; lokalitet, kuptohet me një variabile , sepse Stambolli kurrë nuk mbante ligjësinë konstante në amplitiuda kohore të gjata përpos sheriatit. Kjo është koha e tragjedisë më të dhimshme shqiptare. Me një anë okupatori anadollat me 16000 procese gjyqsore kundër akterëve të Lidhjes Shqiptare të Prizremit 1879-1986 , në anën tjetër fuqitë evropiane me ekzekutorët serbë ishin ata- të gjithë që e finalizuan tragjdeinë shqiptare.

Kaptina e gjashtë, përthekon popullsinë në shkallë vilajeti nga viti 1896 e deri më 1900, pa lënë anash sanxhaqet e Shkupit me kazatë përkatëse; Sanxahku i Prishtinës me kazatë përkatëse; Sanxhaku i Prirenit me kazatë përkatëse; Sanxhaku i Pejës me kazatë përkatëse; Sanxhaku u Jenipazarit me kazatë përkatëse dhe Sanxhaku i Plevlës me kazatë përkatëse. Në këtë kaptinë pas prezentimit të austriakut që regjistrimi të ketë poentën e përkatpsisë kombëtare, tani shënohet edhe një risi duke siellë rrezultate sipas gjinisë, sipas grupmoshps, sipas përkatësisë fetare dhe strukturës etnike . Tani duhet të theksojmë se Vilajeti –Krahina –provinca i kishte në krye administratorin apsolut me organet e vilajetit që quhej vali. Sanxhaku-çarku –distrikti, i kishte organet e veta admisnitrative që drejtoheshin nga myteserifi. Kazaja –rrethi-arrondissmenti, i kishte administarorin e saj që quhej kajmekam. Nahija- komuna-kantoni, i kishte adminstraorin e vet që quhej Mydyr. Lokalitetin, villazhin e drejtonte administratori që quhej muhtar-kryeplaku- (kryebashkiaku jo në kuptimin e sotëm).

Në kreun e shatë, prezentohet Vialjeti i Kosovës me statistika nga viti 1902 e deri më 1904. Lidhur me këtë kur të studiohet popullsia e Perandorisë Osmene deri më 1908, përkatësisht deri te Rrevolucioni Xhonturk, popullsia provohet me dinakëri të denominohet se përbëhet prej dy taborreve “kundërshtare”, dukeri kjo që ishte edhe shumë më herët, por që tani theksohet pëpr shkaqe politike në Milet-qytetarë myslimë dhe Milet-qyterat i krishterë. Struktura etnike sikur provohet me forcë që mos të prezentohet fare, por ajo mbetet se mbetet dhe nuk mund të injorohet. Këtu qëndron ana  rreaksionare e perceptimit dhe trajtimit të politikës kombëtare nga ana e xhontruqëve, filozofi politike kjo që e sollën xhontruqit nga Parisi si “risi polike moderne”.

Vetëm njohsit e shkelqyer si Sealmi Pulaha, Skender Rizaj, Kristaq Prifti, do të deshmojnë aftësi të gjejnë rrezultatntën e pëprkatësisë kombptare në këto mjegulla politike anadollako-franceze. Sa kam informta një studim krahasimtar për Mesjetën (1455), është kah e përgatitë Iliza Rexha, sepse në botimin e rrezulateve të regjstrimit të popullsisë së asaj kohe janë bërë shumë FALSIFIKIME me qellime politike me rastin e leximit të dokumentit bazë. Ky botim do të ishte edhe një fundament bazë për këtë TAPI të Kosovës.

Në kaptinën e tetë, prezentohen statistikat e përgjithëshme të Vilajetit të Kosovës në vitet 1905-1907. Pasatj  studiuesi mund t` i sigurojë statistkat e popullsisë nepër Sanxhaqet e Shkupit me kazatë pëprkatëse; Sanxhakun  e Prishtinës me kazatë përkatëse; Sanxhakun e Prizrenit me kazatë përkatëse; Sanxhakun e Pejës me kazatë përkatëse; Sanxhakun e Senicës me kazatë përkatëse dhe sanxhakun e Plevlës me kazatë përkatëse. Në lidhje me faktet statistikore që prezentohen të plota për herë të parë, studiuesit mund të informohen në detale lidhur me Defterin e vitit 1910 lidhur me rregjistrimin e popullsië dhe të pronës. Këto rrezultaete nuk endryshojnë proporcionin e përqindjes së poipullsisë në nivel Vilajeti, prandaj autori jep përfundime udhëzuese definitive, duke përmbyllë këtë studim monografik monumantal me kërkesa që studimet nuk duhet të ndalen sepse shkenca mbetet “oqean” i pafund.

Si përfundim , duhet të konkludojmë se më 3 korrik 1910 me urdhër të Sulltanit, Valiu i Kosovës, Maxhar beu, do t` i themelon 41 komisione shtetrore për ta bërë regjistrimin e popullsisë (nefusëve) dhe pronave në përgjithësi. Valiu i Kosovës Maxhar Beu, për opinion kishte lëshuar këtë informatë për themelimin e komisioneve profesionale. Çdo komision përbëhej prej dy sekretarëve ( funksioni i parë dhe funksioni i dytë), të cilët ishin profionist për çështje të tapive. Komisionin pastaj e përbënin edhe : një nëpunës i Gjyqit të Sheriatit, dy gjeometër dhe dy natarë në cilësinë e deshmitarëve kur kontrolloheshin tapitë dhe numroheshin nefusët. Detyra e tyre ishte që ta bëjnë regjistrimin  e pronës dhe të tokave të tjera në Vilajet.Me rastin e regjistrimit, poseduesi, thuhet në dokument, është i detyruar t` ia deshmoi komisionit (2+1+2+2) personalisht dokumentin zyrtar mbi pronën. Komisioni duke u konsultuar me Këshillin e fshatit (muhtarin dhe një fshatar ndër më të vjetrit), për ta vëretetuar saktësinë e deshmisë duhet tpë tregoi dokument zyrtar dhe pastaj prona regjistrohet në Regjistrin kryesor n` emër të pronarit. Këtë realitet politika pansllaviste serbe e kundershtonte sepse aspironte në politikë koloniale që e zabtoi në vijim , deri më 1999.

Sa i takon pronave që shfrytëzohen përmes vërtetimeve (pa tapi përkatëse) me të cilën do të deshmohej e drejta e pronës si dhe pronat e fituara nga FALJET (këtu Komisioni kishte të bënte me statusin e muhaxherëve që në Kosovë nuk ishin të pakët me fajin e Serbisë, sepse i kishte dëbuar me dhjeta mija familje nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit), çështja udhëzohet Komisioni  “duhet të zgjidhet përmes deshmisë së Këshillit të fshatit, ku dorëzan (deshmitar) do të figuronte Muhtari (kryebashkuiaku). KJo do të thot se Këshilli i Fashtit, duhej të deshmoi se në emër të kujtë është e regjistruar prona më parë dhe në çfar mënyre i është dhuruar pronarit të rinjë, përkatësisht duhet të dokumentohet se kush është pronari i vërtetë me TAPI. Sa u takon pronarëve që figurojnë n` emër të dikujtë tjetër dhe dorëzimi i tyre është bërë përmes vëretetimeve të rëndomta, ose poseduesit (shfrytzuesit) nuk kanë kurrfar tapishë me të cilat pranohet e drejta e pasurisë (pronës) , Këshilli i fshatit dhe lagjës nepër qytete  vendosë definitivisht me këto kushte që vijojnë. Në rast kontesti  rreth pronës kur komisioni nuk mundet të gjejë zgjidhje, çështja kalon në kompetencë të gjykatës. Por gjykatat kanë për detyrë, thuhet në dokumente, t` i marrin rrezultatet e komisioneve kompetente.

Pas kryerjës së regjistrimit , Komisioni kishte për detyrë që seiclin posedues ta bëjë me vërtetime të reja dhe të vjetrat t` i grumbullojë për ruajtje me afat të pacaktuar.Dokumentet e vjetra i mbeteshin të bashkangjitura atyre që jipeshin si të reja. Komisioni kishte për detyrë që pronat t` i vlerësojë se çfarë çmimi kanë. Kundër lartësisë ose ultësisë së çmimit, poseduesit mund të ankoheshin me dokumente në gjyq,e duke deshmuar të dhnat më të vjetra.

Në dokumente jipet edhe verdikti rreth disa pronave që i kërkonin serbët që i kishin lëshuar më 1878 duke u vëndosë në Serbi në pronat shqiptare në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit, por pa pasë mundësi t` i mbulojnë kurrë sepse në numër ishin shumë të pakët.Madje, nga çdo kaza më së shumti ishin nga 3 deri në gjashtë familje. Kurse nga Sanxhaku i Nishin , Sanxhaku i Pirotit dhe qyetet  figuronin mbi 28000 familje shqiptare që kërkonin tëkthehen por që Serbia zyrtrae brutalisht i refuzonte sepse ia kishte falë atë të drejtë Kongresi i Berlinit (1878). Lidhur me këtë duhet të japim shifrën e saktë nga dokumentet serbe se nga Kosova në Serbi ishin shpërngulë 1215 familje me prona pa tapi dhe pa dokuemente valide!!?. Lidhur me këtë çështje të shtruar nga qarqet diplomatike serbe (dragomnai i Konzullatit serb në Shkup) , Valiu i Vilajetit të Kosovës kishte lëshuar një përgjegje me shkrim se: “çështja e pronave kontestuese që është minore kur janë në pyetje serbët, do të zgjidhet në mënyrë diplomatike në mes qeverisë së Stambollit dhe asj të Beogradit, sepse Qeveria turke për këtë çështje nuk kishte siellë kurrfaar vendimi siç kishte vëndosë për emigrantët bullgarë. Kjo ka ndodhë, thekson Valiu Maxhar beu se në tridhjetë vitet e fundit emigrantët serbë, kanë shkuar në Serbi  dhe janë vendosë në pronat e shqiptarëve shumfish më të vlefshme dhe i kanë shfrytzuar pa paguar kurfar takse, çështje kjo që e ka favorizuar vet pushteti i Beiogradit. Proprcioni i kontestit të këtyre pronave është 1 me 2800 në dëm të shqiptarëve. Në fund Valiu e jep edhe këtë konkluzë nga Komisioni qendror dhe 41 komisonet në terren se regjistrimi i nefusëve (banorëve-qytetarëve) po shkon normalisht me përjashtim të Llapit dhe Drenicës ku komisionet zyrtare të pushtetit nuk lejohen të hyjnë, sepse janë lëshuar disa denime me vdekje  për hskak të kryengritjes në mars-prill 1910. Në fund , thuhet në raport , rregjistrimi në Vilajet po shkon normalisht nga Jenipazari  e deri në jug. (DASIP. Pov. Nr. 31. 5 VII 1910, Raport special i nënshkruar nga J. M. J).

Fati i dokumentacionit nga regjistrimi i pronës dhe popullsisë më 1910?

  Dokumnetacioni i përpiluar nga Komisionet do t` i dorëzohet Komisionit Qendror  më 8 XII 1910 në Shkup në prani të Valiut.  Dokumentacioni  për shkak të neglizhencës do të mbetet aty, thuhet në disa informata zyrtare. Me rastin e okupmit të Vilajetit të Kosovës nga Serbia, dokumentacioni, sipas një informate do të bartet në Beograd. Por, i njejti dokumentacion, pas okupmit  të Beogradit më 1915 nga Auastrohungaria, dokumentacioni do të bartet në Wjenë, do të na thot R. Chvanke. Lidhur me këtë, një verzion tjetër “dëshmon”, se dokumentacioni për regjistrimin e nefusëve (qytetarëve) dhe të pronave nga viti 1910, është trasferuar nga Shkupi në Sofje më 1916. Në tërë këtë “mjegulli” politike, një e vërtetë duhet të publikohet se numri i popullsisë dhe përkatësia e pronave, ishte në shkallë ASOLUTE në favor të shqiptarëve. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, Mbretria e Serbisë dhe Mbretria e Bullgarisë kanë pasë intertes që dokumentacionin mos ta dorëzojnë, të mbetet informatë inkognitive sepse pastaj mjegullat politike më i shpërndar është më lehtë. Sa i takon Wjenës duhet të themi se pengesë do të na thuhet ishin dhe mbeten gjithëmonë “gjuha e vështirë për zbërthim”. Ajo gjuhë kurrë nuk ka qenë “pronë” shkencore në Wjenë. Së këndejmi, vepra MONUMENTALE e Akademik Kristaq Priftit, Popullsia e Kosovës 1831-1912, është një forcë vigane që i shpalosë të gjitha dilemat se çka ishte dhe është Kosova. Vepra e Akademik Kristaq Priftit , Popullsia e Kosovës 1831-1912, është një vrejtëje srioze shkencore dhe kombëtare për të gjithë ata që i njohin germat arabe dhe shenjat osmanishte e NUK BEJNE ASGJE. Kombi nuk mbahet nga “dietarët me dua” dhe moralizim duke na siellë mjegulla për të kaluarën, por kombi dhe ZOTI gëzohen atëherë kur i ndihmohet së vertetës objektive, për ta gëzuar kombi ate që i takon. Verpra monumentale e Akademik Kristaq Priftit, i ka siguarar Kosovës atë që i takon shkencorisht. E ka siguaruar TAPIN e KOSOVES, se pse Kosova është burimisht një NYE ku aleancat fetrae dhe besimet politike shkrihen para realitetit BESE për të mbijetuar ndaj të gjitha mësyemjeve koloniale.

Tradicionalisht për Kosovën është shkruar si një “tokë e premtuar”, e gjetur nepër dokumente sidmos duke fetishizuar të ashtuquejturën “Luftën e Kosovës 1389”. Kjo “luftë” që deshifrimi i dokumenteve osmane e lakuriqon, e nxjerr, e sheshzon si “luftë” e pandodhur fare (sipas dorëshkrimit të pabotuar të Gergie Ostrogorskit, Histria Vizantije”, si luftë që është zhvilluar në mes Sulltanit shumë të drjtë dhe fëmijëve lakmiqarë për fron. E themi këtë sepse çarkullimi i informatave sidomos në shekullin XIX ishte një  “e vërtetë e burgosur” , pa dritë, pa informacion jete. E pra libri i Akademik Kristaq Priftit jep informacionin e jetës së jetuar, e xhveshë jetën imagjinare dhe të projektuar nepër kancalaritë e Beogradit, Peterburgut, Stambollit e gjetiu nga bestutnitë shovinste serbe etj.. Çka është shumë domethënse, vepra MONUMENTALE e Kristaq Priftit, çështjes nuk i vë pikë, por kërkon informacione jete, që jeta të vazhdojë se pse kjo trevë Dardane nuk mund të mbetet “Tokë infinitive-tokë e paligjëshme”, për të krijuar Beogradi shansa që ta riokupojë, si pretendojnë të japin çmime serbët sa herë që shqiptarët luftuan dhe lanë prova të pa kontestueshme se e kujtë ishte dhe është e do të jetë kjo trevë e pasur dhe e varfur, e dobërt dhe e fuqishme, në tërë historinë e saj, sepse këtu, mu këtu të gjitha pernadoritë e kanë thyer qafen. Lidhur me këtë, në bazë të dokumenteve që i posedojmë, duke u friguar  rreth ngritjes së çështjes së pronave shqiptare në trevat që ia dhuroi Principatës së Serbisë Kongresi i Berlinit (1878), konsullatat e Serbisë në Shkup dhe Prishtinë (1905-1908) do t` i nxisin nja 316 familje serbe që të nakohen te valiu i Kosovës ndaj “uzurpuesëve shqiptarë”. Por, kur mësuan përgjegjën se cilat janë faktet e pronësisë , Beogradi pushoi së kërkuari  “kompenzimet”(1908). Në lojë për kërkim të “kompemzmit” mbeti vetëm Manstri i Deçanit me programi fashist “çka dëshiron Serbia”. Këtë program Serbia e rrealizoi me fuqinë e armëve (tetor 1912) , me përkrahjen e fuqishme të Fuqive Evropiane  (Rusi, Francë, Angli-Antantë; Gjermani, Austrohungari, Itali-Boshti), pa asnjë reagim, por me instruktorë oficerësh kulminatë nga të gjashtë Fuqitë. Këtë realitet të tregtisë me toka shqiptare e vërtetoi Konferenca e Londrës (1913, 1915).

Në këtë kohë, gjithnjë sipas dokumenteve evropiane  (Wjenë, Paris, Peterburg, Beograd, Stamboll…), Mbretëria e Serbisë dhe Malit të Zi, do t` i fillojnë tri operacione : ta deportojnë popullsinë shqiptare sidomos të Vilajetit të Kosovës dhe Manastirit në Anadoll dhe për këtë i ndihmuan 395 anije evropiane (i deportuan rreth 350 000 frymë, duke m os i llogaritur edhe ata që i kishin nën 6 vjeqë dhe ata që kalun nepër rrugët tokësore-HB); për kolonizimin dhe sllavizimin e Kosovës dhe për konvertimin e të gjithë shqiptarëve të “mbetur”  në “pravosllavë” , me qëllim denacionalizimi. Në këtë nye me “tri lidhësa” ka vazhduar politika e Naçertanisë gjatë gjithë shekullit XX-të. Triumfin e kësaj lufte e ka penguar vetëm lufta dhe deshira e shqiptarëve për të jetuar në vendlindje . Tapinë e asaj vendlindje me këtë vepër monumentale e ka siguruar Akademik Kristaq PRIFTI. Serbia zyrtrae kurrë nuk ka qenë e intersuar që të dihet përkatësia e PRONES dhe numri i popullsisë sipas përkatsisë kombëtare nga viti 1910, sepse faktet nuk ishin në favor të saj. Mu për këtë, “shkenca” politike dhe rreligjioze serbe ka luftuar me çdo jet që numri i shqiptarëve në ish Vilajetin e Kosovës të mbetet temë tabu. Tani letrat janë të hapura dhe Libri i Akademik Kristaq PRIFTIT folë vet me fuqinë e argumentit.

Ta ketë pra këtë monumentet shkencor çdo bibliotekë, çdo familje, çdo njeri patriot që i thot veti shqiptar, që zemra i rrah shqip, që mendja i rimon shqip, që fëmijëtë e fëmijëve i flasin dhe do t` i flasin shqip, sepse Kosova nuk ka krijuar komb tjetër me luftën e saj të drejtë, përpos që ta vërtetojë se jemi shqiptarë të Shqipërisë së moçme, Shqipërisë liguistike dhe natyrale. Le ta lexojnë këtë libër monument edhe ata që janë kundër shqiptarëve-kundër së vërtetës, pse jo , ne jemi të gatëshëm para botës së civilizuar ta mbrojmë vetëm të vërtetën. E pra intelktualë, klerikë dhe ylkema që i thono veti, çka keni kontribuar në leximin dhe deshifrimin e nja një milionë dokumenteve në osmanishte, përgjegjën e pret kombi. Akademik Kristaq Prifti,  Selami Pulaha ,Skender Rizaj me sutudentët e tyre e kanë hap rrugën. Ju e keni  tani e tutje timonin në dorë. Shekulli XXI është dhe si duket do të jetë shekulli i informatës. Kush e ka informatën do të hecë përpara, qoftë edhe nga shekujtë e kaluar.

Kristaq Priftit, Kosova dhe populli që jeton në te i mbetet falenderues për sigurimine TAPISE, që nuk do të ketë gjykatë as forcë që ta kontestojë ma. Krenohem që isha dikur (1972) e jamë edhe sot student i tij prej të cilit mësohet, mendohet dhe shkruhet se çka është shkenca.

Çështja e “dominiumit dhe imperiumit” me konventa ndërkombëtare

Mretria e Serbisë çështjen e shfarosjes së popullsisë shqiptare nuk do të pushojë as në shekullin Njëzetë. Do të marrë kohë pas kohe fushata duke bërë sërish pazare me Turqinë që shqiptarët të deportohen në Anadoll me fuqinë e shtetit me detyrim, sidomos më 1913.

Fushata e dytë, pas vitit 1877 e dëbimit të shqiptarëve, do të ngjajë pas Luftës ballkanike në tetor 1912. Rrezultati ishte mbi 500 000 shqiptarë, turqë , çerkezë dhe boshnjakë të deportuar. Fushata e dytë ishte 1918-1941. Më 1938 Mbretëria e Jugosllavisë do të lidhë Konventë me Republikën e Turqisë për t` i deportuar shqiptarët e robëruar në Jugosllavi nga 1 prilli 1939 e deri në prill 1944 (Konventa është botuar në origjinal më 1980 në “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinë). Siç dihet këtë konventë fashiste e pengoi Lufta e Dytë Botërore. Të njejten do ta “ratifikojë”, në mënyrë orgjinale më 1953 J. B. Tito me Ministrin e Punëve të jashtme të Turqisë Fuat Kyprili që quhej “Marrëveshja Xhentelmene” për deportimin e shqiptarëve në vilajetin Mysh të Anadollisë (Edhe kjo Marrëveshja është botuar e plotë, aq sa dihet). Lidhur me këtë duhet thkesuar se shefi i Xhenral Shtabit të Turqisë, gjenerali Jamut, do të i thot gjeneralit Jugosllav Jakshiq tekstualisht më 1953 në Ankara: “Jam krenar që jam takuar dy herë me Hitlerin. Turqia në Luftën e Dytë Botërore ishte neutrale. Por na i dërgoni sa më parë ata Aranutët dhe nëse ngrisinë kokë si po thoni ju, ne do t` ua bëjmë më zi se Hitleri Hebrenjëve”.(Dokumenti posedohet: Shiqo “Pakti Ballkanik 28 II 1953 në Ankara, Jugosllavi, Greqi, Turqi; Plani për ndarjen e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, dhe plani politik i panjohur kurrë për shfarosjen e Shqiptarëve në Jugosllavi-d. pov 1953 KEF)). Ja lexues i nderuar se për të katrtën herë po na përgatitjej kasaphanja për shqiptarë sikurse ajo e Sanxhakut Nishit më 1877. Serbia nuk do të ndalet. Më 1999 provoi për herë të fundit të na shfarosë dhe bëri gjenocid të paparë. Ky realitet është përezent në çdo faqe të libirit monumnetal të Kristaq PRIFTIT, kuptohet gjatë shekullit XIX-të. Libri në fund prezenton një regjistër të emrave që deshmon për seriozitetin dhe përkushtimin shekncor të autorit. E urojmë dhe e përgëzojmë për këtë punë vigane në shërbim të së vërtetës objektive shkencore.

Në fund, duhet të theksojmë se Akademik Kristaq PRIFTI ia ka vu themelet demografisë historike si shkencë ndihmëse e historisë. Me këtë monografi ka vërtetuar se kjo shkencëe  re ka një vend të merituar dhe mbetet pikmbështetje kryesore për tapinë e Kosovës për  Kombin Shqiptar.

Hakif Bajrami, 20 maj 2015, Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …