Dr. Rifat Bllaku

Dr. Rifat Bllaku: Tryeza shkencore të ASHAK-ut për migracionin një dështim skandaloz

Profesori i ekonomisë dhe demografisë, Rifat Blaku e cilësoi organizimin e tryezës së djeshme shkencore të ASHAK-ut  si një absurditet, mashtrim, surrogat  të zbehtë dhe organizim të fshehtë për opinionin publik. Ai edhe dje ngriti zërin në konferencën për migrim. Ndërsa, për KosovaPress thotë se do të ngreh padi për akademikun, Hivzi Islami dhe anëtarin e ASHAK-ut, Anton Berishaj për sjelljen monstruoze dhe për skandalin të paturpshëm, pasi që nuk e kanë ftuar në  tryezën shkencore, si një  kompetent për fushën e migracionit.Kjo konferencë ishte një mashtrim, ishte një dështim, vetëm përtypje, gëlltitje e gjërave që njohësit e realitet migrator në shkallë të Kosovës, Shqipërisë, Evropës Juglindore, të situatës dhe perspektives evropiane, do të ishin tmerruar do të kishin vjell me atë  çka bënë këta sot.

Por sa është e shëmtuar, sa është e mjerë nga titulli shumë domethënës, në kuptimin negativ, aq është sjellja primitive, sjellja kompleksive e dy drejtuesve, moderatorit z.Anton Berisha dhe një dinaku, një dhelparaku, prepotenti gjoja si një kampion i demografisë në Kosovë që manipulon tash e mbi 20 vjet. Vetëm ia ndërron titullin, i arrnon disa statistika, i boton me kopertina të reja dhe mjerë kjo akademi ku i derdhë mjetet. Librat e tij botohen me kualitetin e letrës më të shtrenjta, më të shtrenjta janë letrat e tij sesa dikur veprat e Marshall Titos.

 Blaku tha se në vend që të diskutohet për migracionin, për numrin e lartë të azilkërkuesve, për liberalizimin e vizave dhe në organizim të jenë të ftuar përfaqësues institucional e ndërkombëtarë. Sipas tij, në të u diskutuan vetëm përralla.“Mjerisht ne kemi në migracion norma shumë të larta të punëtorëve emigrantë, kemi 3-4 breza të tyre, kemi norma shumë të larta të azil-kërkuesve me status  rreth 50 mijë, me status të padiskutueshëm dhe të pazgjidhur dhe në vend që të flitet tash kur po bëhen përpjekje për shtet-ndërtim, për liberalizim të vizave për shqiptarët që janë mbet të ngujuar. Dëgjojmë nga akademikët, nga prepotentët, nga arrogantët përralla se çka është migrimi, çka është ‘Pull’ dhe ‘Push’ faktor, tregojnë rrëfime vikitmilogjike me do anketa… por mentorët e tyre, drejtuesit e tyre duhet të përgjigjen që i keqpërdorin mjetet dhe taksat e këtij populli të shumë vuajtur dhe ta pafat. Që e mashtrojnë opinionin se ka konferencë, pa pas pjesëmarrës nga ministria e Diasporës, pa pas nga Agjensioni i Statistikave, pa pas nga IOM, pa pas nga departamenti për Migracion”, tha Blaku.

Duke i përfillur normat intelektuale dhe ligjore, profesori universitar i ekonomisë, Rifat Blaku tha se do t’i padis Hivzi Islamin dhe Anton Berishaj për skandalin e paturpshëm që kanë bërë ndaj tij.“Unë duke përfillur normat intelektuale, ligjore, statutare, akademike. Do të ngris padi për sjellje monstruoze, për skandalin të paturpshëm të dy shqiptarëve, të akademisë ndaj një njeriut që me dashamirësinë më të madhe, kam shkuar me iu thanë kemi mbërri këtu. Kemi materiale edhe paraluftës se kam qenë prej 1992 deri në luftë, kryetar i Komisionit për Emigracion dhe Refugjatë të Kosovës, kam qenë edhe ministër në qeverinë e luftës. Dimensioni i materializuar i krizës së refugjatëve ka shërbyer si instrument i pranueshëm për qendrat vendimmarrës të SHBA, BE, NATO, për të hedhur bomba mbi kriminelët e Beligradit”, tha Blaku për Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …