Sabit Syla

Dr. Sabit Syla: Selman Vojvoda, iu përgjigj kushtrimit për ruajtjen e qenësisë shqiptare

( Fjala e drejtorit të Institutit të Historisë, dr. Sabit Syla, në akademinë e mbajtur në 30-vjetorin e rënies së dëshmorit, Selman Vojvoda)

Fundshekulli i kaluar në luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga zgjedha serbe, nxori në sipërfaqe të analeve të historisë figura të shquara luftëtarësh, intelektualësh e prijësish, që me shembullin e qëndresës dhe vetëmohimit, kanë përjetësuar emrat e tyre në historinë tonë kombetare. Në këtë plejadë, një vend të rëndësishëm zë edhe Selman Vojvoda, i lindur më 1968, ne nje kohe kur  Kosova ishte e përfshirë në valën e demonstratave te vitit 1968.  Ky vit sikur kishte paracaktuar fatin e Selmanit per në altarin e lirisë së atdheut. Lëvizja e shqiptarëve në Kosovë, më 1968, po shkonte drejt një hapi cilësor, duke shënuar fillimin e një procesi të gjatë ndryshimesh, i cili do të vazhdonte të shkallëzohej dhe ngrihej hap pas hapi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Në fillim vitet e 90-ta të shekullit XX-të sistemi komunist u rrënua gjithandej në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Një proces i tille ngjashem filloi edhe në Jugosllavinë Federative, por, Republika e Serbisë ne perpjekje te mbijeteses se federates do te shkaktoi luftera te pergjakshme. Ne Kosovë, politika shtetërore serbe, ngushtoi pushtetin politik edhe ashtu të minimizuar. Duke përdorur, mekanizmin policor, jo vetëm që likuidoi autonominë e Kosovës, por dhe vendosi me dhunë nën pushtetin e saj të gjitha strukturat institucionale politike, ekonomike, gjyqësore, shëndetësore, kulturore e arsimore, duke instaluar keshtu nje diktature, e mohuar çdo të drejtë elementare dhe njerëzore për shqiptarët,në të gjitha segmentet, e jetes.

Në kundërpërgjigje të një politike të tillë, filluan një sërë protestash, në shumë qytete të Kosovës, pjes e te cilave ishte edhe Selman Vojvoda. Parullat për liri e demokraci, per te drejt e shqiptareve ishin ndër më kryesoret që shoqëronin brohoritjet masive. Edhe përkundër qëndrimit paqësor të protestuesve, policia serbe përdori dhunë brutale kunder tyre. Mënyra se si reagonte ajo, dëshmon se politika serbe ishte e përgatitur të, luftonte gjithçka që ishte shqiptare. Vrasjet, plagosjet e burgosjet, ishin bërë përditshmëri. Vetem, gjate vitit 1989-1990 nga arme zjarri u vrane, 88 shqiptare, u plagosen 212 veta, ndersa nje numer i madh personash iu nenshtruan dhunes cnjerezore fizike dhe arrestimeve masive. Politika e gjenocidit serb nuk mbeti vetem me kaq. Ajo kaloi dimensionet e njerzimit, helmoi mbi 7000 nxenes dhe vrau 16 femije te tjere. Ndersa gjate sherbimit ushtarak u kthyen 50 rekrutë të rinj shqiptarë, qe u ekzekutuan nga shërbimi ushtarak serb.

Megjithate, me keto masa Federata Jugosllave po futej në një krizë të thellë politike te saj. Populli shqiptar ishte i vendosur t`i mbronte të drejtat e tij dhe nuk do të hiqte dorë nga realizimi i qëllimeve të veta, me çfarëdo lloj çmimi. Kjo politik antishqiptare, dita dites, po ri mobilizonte dhjetëra e mijëra demonstrues, ne mesin e te cileve edhe Selman Vojvoda, i cili iu përgjigjë kushtrimit për ruajtjen e qenësisë shqiptare. Pavaresisht nga reprezaljet serbe, te cilat sa vinin e shtoheshin, pervec  torturave, arrestimeve, filluan edhe të vrasin civilët shqiptarë. Por, populli nuk kishte alternativë pos demonstrimit paqësor e masiv. Kushtrimi për t’i dalë zot atdheut trokiste në ndërgjegjen e secilit, duke iu përgjigjur edhe Selman Vojvoda, student i dalluar, me ambicie të mëdha për jetën dhe prosperitetin e Kosovës e kundërshtimin e tij të hapur ndaj politikës serbe e filloi me pjesëmarrje në demonstrata.

Më 20 shkurt 1990, Selman Vojvoda, atëherë kur më së tepërmi i nevojitej Kosovës, për ta kundërshtuar regjimin serbo-jugosllav, ishte pjesmarres në Demonstratën më masive në Mitrovicë, ku ishin mbledhur mijëra nxënës, studentë dhe qytetarë protestues. Ate ditë kishte, të burgosur, të helmuar, të rrahur e të ndjekur. Në mesin e tyre, Selmani, me ndërgjegjen e lartë kombëtare, po kërkonte liri, barazi, të drejta, demokraci dhe republikë për popullin shqiptar të Kosovës.

Thirrjet e Selman Vojvodës, “Për demokraci, kundër dhunës”, e të protestuesve të tjerë, kishin irrituar policinë serbe, të cilët reaguan ashpër ndaj pjesëmarrësve të këtij manifestimi.Për pasojë, forcat serbe sulmuan me gjithë arsenalin e armatimit, përfshirë edhe autoblindat, duke lënë të vrarë Selman Vojvodën e plagosur dhjetera protestues të tjerë. Ura në Mitrovicë, ndikoi që nga atëherë të quhej “Ura e gjakut”. Ndersa dita, e “martja e pergjakshme”.

Rënia heroike e Selman Vojvodes ishte ngjarje e përmasave gjithëkombëtare si për nga rëndësia e veprës se tij, edhe per nga ngritja e ndergjegjes tek shqiptaret anekend viseve.

Te nderuar te pranishem,

Selman Vojvoda është shembulli më i mirë se si duhet punuar e vepruar kur atdheu gjendet në rrezik, për lirinë dhe integritetin e të cilit duhet dhënë edhe jetën. Ai i takon një plejade dëshmoresh, që përfaqësojnë një pjesë të historisë e të trashëgimisë sonë patriotike kombëtare. Rënia dhe gjaku i Selman Vojvodës është gurë i çmuar në themelin e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Selmani ishte farkëtues i nivelit të lartë të vetëdijes dhe përgjegjësisë kombëtare, simbol i lirisë dhe bashkimit, që me sakrificën e tijfrymëzoi brezat pasardhës dhe luftën emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në shenjë nderimi dhe vlerësimi për veprën e tij heroike, është dekoruar me medalje presidenciale. Emri i tij është përjetësuar në jetën shoqërore, institucionale, kulturore dhe historike.

I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti e vlerësimi i kombit për ta!

Ju faleminderit!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …