Frrok Çupi

Frrok Çupi: Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe më injorant në botë

Analisti,  Frrok Çupi,  në një emision debati hodhi akuza kundër  Ilir Metës  dhe tha se ai  ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion dhe të krijojë destabilitet. Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe më  injorant në botë. Ai ka bërë krime- tha Çupi. Korrupsioni është një krim i madh. Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj edhe i 15 të tjerave është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të shkaktojë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve- tha Frrok Çupi. Duke iu drejtuar  këshilltarit të Metës, Bledar Dervishaj, i thotë troç, keni vjedhur si dreqi, vodhët në opozitë, vodhët në qeveri, vodhët në presidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë, tha mes tjerash, Frrok Çupi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …