Dr. Skёnder Demaliaj: Makbethi shqiptar është ende gjallë

Dr. Skёnder Demaliaj: Makbethi shqiptar është ende gjallë

 

Shekspiri na tregoi, 

Kush mbretin Dunkan, 

Natën e vrau.

Po ne a e dimë vallë:

“Kush jetën na e helmoi, 

E ditën na qau?”

 

Makbethi shqiptar është ende gjallë,

Fare turp nuk ka,

Nuk skuqet, as zverdhet.

Shkon në zyrë, në Parlament,

Flet nëpër metingje,

Me dorë përshëndet.

 

Makbethi çirret, bërtet,

Bën plane, përgatit kurthe,

Kërkon të bëhet mbret.

Makbethi kërkon përsëri gjak,

Të zhduket përgjithmonë nga skena politike,

E meriton, e ka hak.

 

Karriera jote mbaroi, 

Vetëm tek shushunjat si ti ke vlerë,

Sovrani popull të sfidoi.

S’ia mbajte premtimet,

Për vete punove, 

Shumfishove fitimet.

 

Ik sa më parë, 

O Makbeth,

Në skëterë!

Na lër në hallin tonë, 

S’ ta kemi më ngenë, 

Jemi të gjithë me stres!

 

Jemi të lodhur,

Të shkatërruar, 

Prej teje, vetëm prej teje!

Mos na vraj shpresën,

 Se shumë, shumë, 

E duam jetën!…

Kontrolloni gjithashtu

Ndahet nga jeta komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, njëri nga themeluesit e luftës çlirimtare

Mehmet Bislimi: Kur takohet jeta me vdekjen!

Me atë çast, do të ndeshemi të gjithë, varët se si do të ikim nga …